Ish-kryeministri italian Romano Prodi “sulmon” Francën: Nuk e kam kuptuar kurrë pse bllokonte negociatat me Shqipërinë

ina-online
ina-online

28 Gusht, 2023

Ish-kryeministri italian Romano Prodi ka folus së fundmi në lidhje me procesin e paqes në botë, duke u nisur nga roli i SHBA-së deri tek Fuqitë e Mëdha të Europës. 

Në një intervistë për Avvenire ,Prodi thotë se paqen e bëjnë të mëdhenjtë dhe në këtë pikë, roli i SHBA-së dhe Kinës është i pazëvendësueshëm.

“Mund të dukem monoton, por nuk dua të ndryshoj asnjë rrokje në atë që kam thënë që në fillim: nuk do të kishte mundësi pa një marrëveshje midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, dhe kështu është edhe sot. Ne duhet të pranojmë se mbreti është lakuriq dhe të kemi parasysh epërsinë amerikane dhe kineze në botë: paqen e bëjnë ata që janë në krye”, shprehet ai.

I pyetur se pse Europa nuk është në gjendje të favorizojë një proces paqeje dhe si të veprohet me shtetet “fqinje”, Prodi shprehet: Që nga viti 2002 kam insistuar në atë që e përcaktova si një “unazë e vendeve mike” për t’u krijuar me të gjitha shtetet fqinje, të cilat mund të negociojnë marrëveshje dypalëshe me Bashkimin, të ndryshme nga njëra-tjetra, për të rritur rolin e tyre individual në një politikë fqinjësie që garanton stabilitet. Evropa duhet të jetë e ndryshme nga fuqitë e tjera botërore pikërisht për shkak të diversitetit të historisë përmes së cilës jemi formuar, pasi kemi kaluar tashmë dy luftëra shumë tragjike. Kjo është arsyeja pse nuk e kuptoj pse Franca në të kaluarën e afërt ka bllokuar negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Sipas tij ekziston një “nyje franceze” në evoluimin e procesit evropian dhe me këtë ritëm Evropa në të ardhmen do të ketë një udhëheqës të vetëm: Gjermaninë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

edi rama

Rama shprehet i shqetësuar për situaten në veri të Kosovës

ferdinand duka edi rama

Ju tregoj Edi Ramën, shokun tim të klasës!

airalb

Aeroporti i Kukësit s’ka fluturime, humbja në 2022 rreth 1.5 milionë euro

kisha shqiptare shen kozmai

Kisha Shqiptare “Shën Kozmai” mallkon kishen serbe dhe jep disa vendime kanunore kishtare

majko flamuri shqiperi etnike

Zgjedhjet për kryetar bashkie në Kukës, PS shpall fitoren, feston me flamurin e Shqipërisë Etnike

cunat e vlores

Çunat e Vlorës publikojnë një video teksa i këndojnë Adem Jasharit: Edhe pse jemi në një moment festiv, mendjen e kemi tek Kosova jonë

edi rama

PS fiton zgjedhjet në Kukës, qytetarët: Video-skandali i Gjicit nuk ndikoi tek votat

Edi Rama

Rama: Mirëmëngjes me përuljen me nderim për Afrim Bunjakun

termet

Tirana zgjohet me tërmet, ja sa ballë ishte

INFO

NA NDIQ