Ish-mafiozi i famshëm shqiptar bëhet këshilltar bashkiak në SHBA

Picture of Ina Online
Ina Online

17/03/2025

John Alite, ish-mafiozi me origjinë shqiptare që dikur ishte një nga njerëzit më të besuar të bosëve të famshëm të krimit si John Gotti, tashmë është bërë këshilltar bashkiak në qytetin Englishtown, New Jersey.

Ish-“ushtari” i familjes Gambino, i cili dikur u dënua për gjashtë vrasje dhe dhjetëra sulme të dhunshme, u betua të mërkurën si anëtar i Këshillit Bashkiak, duke marrë një kthesë të papritur në jetën e tij.

“Kam pasur një të kaluar të errët, por tani dua ta shlyej dhe ta përfundoj jetën duke bërë gjëra pozitive,” tha 62-vjeçari Alite.

I njohur si një nga “arkëtuesit” më të suksesshëm të klanit Gambino gjatë viteve ‘80 dhe ‘90, Alite beson se përvoja e tij në rrugë do ta ndihmojë edhe në politikë.

“Çdo aspekt i rrugës është si qeveria, ndaj e kuptoj mirë manovrimin politik dhe intrigat,” shtoi ai.

Alite, i cili kaloi 14 vjet në burg dhe më pas u bë dëshmitar i FBI-së kundër ish-mikut të tij, John Gotti Jr., ka qenë i angazhuar në punë sociale për të ndihmuar të rinjtë të largohen nga rruga. Kjo e bëri atë të fitonte besimin e kryebashkiakut të Englishtown, Daniel Francisco, i cili e propozoi për postin e këshilltarit.

Megjithëse pati kundërshtime fillestare nga disa anëtarë të këshillit, Alite arriti t’i bindë se e kaluara e tij mund të shërbejë si një shembull për ndryshim dhe rikthim pozitiv.

“Unë nuk i shmangem të kaluarës sime. Përkundrazi, e përdor atë për të ndikuar tek të rinjtë dhe për të kthyer një histori negative në një mësim jete,” tha ai.

Alite do të mbajë këtë post deri në vitin 2027, përveç nëse dikush e sfidon në zgjedhje deri më 21 mars. Megjithatë, ai beson se ka mbështetje të mjaftueshme për të vijuar në politikë dhe nuk e përjashton mundësinë e një kandidimi më të lartë, madje edhe për Kongresin Amerikan.

“Jam pyetur për një post më të lartë politik dhe më pëlqen modeli i Trump, ai bën atë që duhet dhe është punëtor i madh,” tha Alite, i cili ka qenë mbështetës i ish-presidentit që nga viti 2016.

Pavarësisht të kaluarës së tij kriminale dhe konfliktit të vazhdueshëm me familjen Gotti, Alite tashmë është shndërruar në një folës motivues, autor i pesë librave mbi jetën e mafias dhe aktivist kundër drogës.

TË FUNDIT

Ky është banori më i ndjekur në rrjetet sociale pas “BBVA4”?

Si asnjëherë më parë, zbuloni ku do ta shohim Egli Takon në ekranin e Top Channel

VIDEO/ Gjesti iu bën thirrje fansave: Midis Tirone, krejt nubat…

Mexhiti: Kisha ofertë për ta ndarë VLEN-in, më thanë hajde në BDI, Ahmeti do të pensionohet e marrim partinë

Faton Ahmeti: Zgjedhjet e parakohshme e vetmja mënyrë për të ndalur poshtërimin e mëtejmë të shqiptarëve

Libri i historisë për klasën e shtatë në Maqedoninë e Veriut,me fyerje të rënda kundër kombit shqiptar në hapësirën etnike

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË