Ish-mbrojtësi i Bylisit braktis Superioren, rikthehet në Maqedoni te Shkëndija

INA
INA

6 Qershor, 2023

Mevlan Adili ka gjetur akordin për dy vite me klubin e Shkëndijes së Tetovës në Maqedoninë e Veriut.

Sezonin e fundit, mbrojtësi ishte pjesë e Bylisit në Abissnet Superiore, por pas rënies një kategori më poshtë të ballshiotëve vendosi të nisë një aventurë të re.

Në fakt, për 29-vjeçarin nuk është hera e parë që aktivizohet në radhët e tetovarëve pasi ka qenë pjesë e tyre fillimisht në vitin 2015 e më pas në vitin 2018, ndërsa në kampionatin maqedonas ka një eksperiencë edhe në radhët e Shkupit.
Pas zyrtarizimit te Shkëndija, Adili u shpreh i lumtur për rikthimin ndërsa shtoi se rikthehet me objektivin për të fituar titullin kampion.
“Jam i lumtur që kam gjetur akordin me KF Shkëndija, një ambient që e njoh mjaft mirë. Jam në dije se çka kërkon ky klub dhe shpresoj që të realizojmë objektivat.
Të them të drejtën, gjithmonë e kam pas me dëshirë këtë klub. Edhe kur jam larguar nga Shkëndija më ka lënë përshtypje të mirë, sepse janë disa gjëra që janë shumë të rregulluara këtu. Unë vij te Shkëndija për të dalë kampion ndërsa shpresoj që me ndihmën e Zotit të ndodh një mrekulli dhe të futemi në grupet e garave të Evropës”, tha Adili.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5656

Reagon kryetari i KF Bashkimi nga Kumanova, Armend Destani për incidentin ndaj Sasës, ka një kërkesë për Komisionin Disiplinor (VIDEO)

IMG_20231001_191904

Klubi “Bashkimi2002” nga Kumanova shkëlqen në turneun ndërkombëtar, 8 medalje të arta

raphina-rafinja

“Goditet” Barcelona, Raphinha do të mungojë gati një muaj

myrto uzuni

Lajm i mirë për Kombëtaren shqiptare, Uzuni grumbullohet me Granadan për ndeshjen e sotme

kombetarja fitore shqiperi

Muaji tetor është “zjarr” për ekipet kombëtare, nga përfaqësuesja A dhe Shpresa, te skuadrat e tjera zinxhire dhe femrat

xherdan shaqiri

Shaqiri asiston në fitoren e Chicagos

mourinho

Trajneri i madh pritet ta zëvendësojë Mourinhon te Roma

Ronaldo Al Nassr

Cristiano Ronaldo shënon dhe asiston në fitoren e Al Nassr

barcelona

Sergio Ramos i dhuron fitoren Barcelonës… (FOTO)

INFO

NA NDIQ