Ish-mesfushori i Kombëtares nis rrugëtimin si trajner, e asiston një tjetër shqiptar

Picture of designer@fetishimedia.ch

13/01/2023

Ish-mesfushori u Kombëtares Shqiptare Burim Kukeli nis rrugëtimin si trajner, pasi klubi i Grasshopers i ka besuar drejtimin e skuadrës U21.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi zviceran, që njofton se pas eksperiencës si ndihmës i Paolo Tramezzanit te Sioni, Kukeli do të jetë trajner i parë i Grasshopper U21.

Në këtë eksperiencë të parë si trajner, Kukeli do të ketë si asistent shqiptarin tjetër Sero Noka, i cili më herët ka qenë ndihmës-trajner edhe te Laçi e Kukësi në Superiore, teksa te Grasshopper do të jetë edhe përgjegjës i video-analizës.

“Me drejtimin e ri dhe stafin e ri të trajnerëve të ekipit U21, ne synojmë të bëjmë një gjysmë të dytë të sezonit në nivele shumë të larta. Gjithashtu synojmë rritjen dhe zhvillimin e duhur të të rinjve që kemi në ekip”, deklaroi drejtori sportiv Bernt Haas.

Kukeli 38-vjeçar ka luajtur për klube të ndryshme në Zvicër gjatë karrierës së tij, teksa numëron edhe 27 ndeshje me fanellën kuqezi të Shqipërisë dhe tani nis një rrugëtim të ri, atë të trajnerit, me synimin për të shkruar edhe këtu një kapitull të bukur të karrierës së tij./TCH

https://www.facebook.com/burim.kukeli.73/posts/1570451546718142

TË FUNDIT

Ibrahimi: Nëse BDI qëndron pas zjarreve, ky është fundi i saj politik

Kurti në darkë pune me zyrtarin amerikan Hanrahan: Kosova, partner i palëkundur i SHBA-ve

Ngjela: Bashkimi i Kosovës me shqiptarët e Maqedonisë – projekti i ri strategjik në shërbim të Amerikës?

Refuzimi për martesë, shkak i vrasjes në Batincë të Shkupit

Ka ra sistemi edhe në Qafë Thanë, pritje dhe kolona të gjata

Shaqiri: Po fshihet e vërteta, Danella e largoi nga puna dhe i shkoi në lagje…

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË