Ish ministrat e arsimit deklarohen “pro” maturës shtetërore

INA
INA

17 Maj, 2023

Matura shtetërore duhet të vazhdojë edhe më tej, por ajo duhet të pësojë vazhdimisht ndryshime për tu përshtatur me kohën. Ky është qëndrimi i ish ministrave të Arsimit, Milla Carovska dhe Nikolla Todorov, sipas të cilëve nuk duhet të bëhen hapa mbrapa në këtë drejtim.

“Është interesante se gjithmonë hapet si çështje para se të vie momenti për testim, mendoj se ky debat duhet të vazhdojë gjatë gjithë vitit, dhe vitin e ardhshëm të jemi të gatshëm me përgjigje se çfarë mature na duhet në shtetin tonë, pasi edhe kur isha ministre edhe tani vjen deri te pyetja a duhet të testohemi. Matura është arritje, ne duhet ta pranojmë se jemi mes vendeve të para të rajonit që e kanë implementuar maturën…”, deklaroi Milla Carovska, ish ministre e Arsimit.

“Në Izrael përskaj maturës, kanë një të ashtuquajtur test hyrës psikometrik, që e kalojnë pas maturës, të gjithë ata që duan të regjistrohen në fakultet dhe ajo organizohet nga shteti në nivel kombëtar. Ky test e parasheh suksesin e studentit në vitin e parë të studimeve, tregon nëse studenti do të kishte sukses nëse regjistrohet në fakultet ose në këtë mënyrë ndihmon që eventualisht nëse nuk ka sukses të regjistrohet, të shkojë në profesione të tjera që poashtu i nevojiten shoqërisë”, tha Nikolla Todorov, ish ministër i Arsimit.

Drejtoresha e Shkollës së Mesme, Pançe Karagjozov, Maja Saliu tha se përskaj testimit të maturës, edhe testimi pranues është i rëndësishëm për nxënësit.

“Teste të standardizuara duhet të ketë gjithsesi, për shkak se nuk ka mënyra tjera si të selektosh numër më të madh të nxënësve, prandaj një duhet të jetë rrumbullakimi i arsimit dhe tjetër duhet të jetë test pranues për hyrje në fakultet. Unë mendoj se këto punë janë njësoj të rëndësishme”, tha Maja Saliu, drejtoreshë e Sh.M Pançe Karagjozov.

Këto komente u bënë në debatin me titull “ Maturë shtetërore ose provim pranues në fakultet” të organizuar nga Universiteti Amerikan i Evropës.\Alsat

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

besim-hoda

Përçarja e BDI-së, për interesa personale apo për idealin e ish-UÇK-së?

foto-autostrada-korridori-8

Një ndërmarrje shtetërore fitoi më shumë se bankat më të mëdha maqedonase

lajcak-esobar

Lajçak dhe Escobar sot takohen me presidenten Osmani dhe krerët e opozitës

veriu-1-600x360

Anketa/Vetëm 11 për qind e serbëve të gatshëm të luftojnë në Kosovë

hoti peci

“Argat i Kurtit”, “Analfabet”, “Inspektor Peci në botën e çudirave”, përplasja në rrjete sociale Hoti-Peci

escobar

Escobar: SHBA-ja është përkrahësja më e madhe e Kosovës, po kërkoj vetëm të dëgjohemi

kasami

Kasami: Nuk isha i ftuar në 21 vjetorin e BDI-së! Ali Ahmeti të largohet nga politika (VIDEO)

fitor jakupi

Fitor Jakupi shpall kandidaturën për degën e BDI në Kumanovë

kfori ushtria turke

Forcat komando turke në veri të Kosovës, Spahiu: Ka impakt të rëndë tek serbët

INFO

NA NDIQ