Ish-ministri i Drejtësisë shthur gojën: Je bosh fare nga trutë e kokës Lulzim, po përdoresh si letër higjenike nga pushteti

Picture of designer@fetishimedia.ch

10/01/2023

Ylli Manjani ka reaguar ashpër ndaj Lulzim Bashës, që sipas tij, vijon të mbaje peng vulën e PD-së.

Manjani e quan Bashën një njeri pa tru.

Sipas tij, Lulzim Basha po mban peng PD-në për ta përdorur si alibi në rast të humbjes së Berishës.

Pushteti shkruan ndër të tjera Manjani po e përdor Bashën si letër higjenike.

“Sinqerisht nuk e kuptoj, çfarë pret Lulzim Basha?! Të humbë Berisha keqas zgjedhjet vendore dhe të dalë ky si gjeli në majë të plehut me fjalinë “a ju thashë”?!

Ja ta zëmë se Berisha i humbi keq zgjedhjet dhe u largua nga PD, seriozisht e mendon veten se mund të jetë prap kryetar i demokratëve, ndaj të cilëve ka 1 vit e gjysëm që hedh vrer e madje edhe gaz asfiksues dhe lotsjellës?!

E mendon veten kryetar të demokratëve që i ka marrë peng me një vulë?!

Duhet të jetë bosh, po bosh fare nga trutë e kokës, nëse e mendon vërtetë këtë gjë.

As për vete nuk ka haber, se po të kishte duhet ta kuptonte se duke marrë peng PD zyrtare, ai është thjesht alibia që do përdoret në rast humbje.

Minimalisht, që ti ngjiste fjala duhej ti dorëzonte vulën e PD kryetarit të saj legjitim. Vetëm kështu do të mund ti ngjiste fjala, disi.

Po me pengmarrje e me gjyqe të shtyra me raport mjekësor (këtë punë ka bërë gjithmonë) nuk mbetet dot jo në PD, por as në politikë më.

P.S. Nuk po i shtoj këtij arsyetimi as dështimin kronik të Bashës në krye të PD,as pazaret financiare me Ramën, as lojën me ambasadat e huaja.

Mjafton sa më sipër për të kuptuar se sa i mbaruar është. Ndaj dhe e përdor pushteti si letër higjenike”, shkruan Manjani.

TË FUNDIT

Mexhiti ironizon opozitën shqiptare: Nëse arritjet zhbëhen kaq lehtë, atëherë çfarë kanë bërë për 20 vjet?

Vajc: Në rrugën evropiane, Maqedonia ka pengesa me historinë nga shekulli i kaluar

Sërish lavdërohet Trump: Ndaluam luftën e Serbisë ndaj Kosovës tri javë më parë

Fetai: Na torturuan për lista të veçanta tani shkrihen në BDI me lista të përbashkëta

Bekim Qoku: Prania e shtetit shqiptar në Strugë forcon faktorin shqiptar në rajon

Tragjike në Shqipëri! Kapiteni hero i anijes shpëton dy turistë, por mbytet vetë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË