Ish-ministri i kabinetit të Zaevit largohet nga Maqedonia, gjen punë në Uashington

0

Dragan Tevdovski, ish-ministri i financave në qeverinë e parë të kryeministrit Zoran Zaev këtyre ditëve ka braktisur Maqedoninë e Veriut.

Ai ka udhëtuar drejt SHBA-ve, pasi që do të fillojë me punë në Fondin Monetar Ndërkombëtar me seli në Uashington.

Tevdovski konsiderohet si një nga kuadrot tejet të përgatitura në lëminë e financave dhe ekonomisë. Ai ishte larguar nga Qeveria, për shkak të mospajtimeve me kryeministrin lidhur me politikat fiskale. (INA)