Ish-ministri shpërthen ndaj Ramës: Pusht i ç’ekuilibruar, na ke damkosur në Europë

0

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ashpër ditën e sotme në lidhje me deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama në drejtim të ‘Dëshmitarit X’ dhe vetë opozitës.

Manjani shkruan se ‘Alberti është flamuri i opozitës, ashtu siç është turpi dhe faqja e zezë e këtij Kryeministri faqe zi.

‘I çekuilibruar’ i thotë Manjani, Ramës, që sipas tij e damkosi popullin shqiptar në Europë si trafikant droge dhe azilant.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:

Denoncimi i trafikut të drogës dhe përfshirja e qeverisë në të është pa asnjë dyshim, detyrë e çdo opozite!

Deduksionet e logjikës së ç’ekuilibruar të Kryeministrit, medemek hokatar, janë shenja e dukshme e kapjes në flagrancë në krim!

Po mor po, Ai Alberti është “flamuri i opozitës”, ashtu siç është turpi dhe faqja e zezë e këtij Kryeministri faqe zi!

Për turpin tonë të përbashkët, ky i ç’ekuilibruar na damkosi në Europë si popull trafikant droge dhe si azilant!

Jo në BE, por as tek armiqtë e BE nuk nga integron dot ky, që në mënyrë unikale fajëson denoncuesit e të keqes dhe jo të keqen!

Bashkëjeton me të gjitha të këqijat e kësaj bote dhe shpall armik çdo njeri që mendon, flet e denoncon lirisht!

Gjithmonë ja kanë fajin të tjerët!

Thonë se fjala “pushtet” vjen nga fjala “Pusht”. Sjellja e këtij Kryeministri e provon këtë thënie…

Komentet

komentet