Ish-kryediplomati Milo: Mbështetja amerikane dhe britanike, kyçe për shtetësinë e Kosovës

Picture of Ina Online
Ina Online

05/11/2024

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Paskal Milo ka thënë se pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe vështirë se do të zgjidhej çështja e Kosovës. Madje, -ish-kryediplomati shqiptar theksoi se shtetësia dhe pavarësia e Kosovës i ka rrënjët tek lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Konferenca e Rambujesë.

Këto komente, profesor Milo i bëri në kuadër të një ligjërate të hapur në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës me temën “Roli i diplomacisë shqiptare në Konferencën e Rambujesë dhe përgjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë”, e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë me rastrin e 80-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë dhe 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Ish-kryediplomati Milo theksoi se shtetësia e Kosovës i ka rrënjët tek lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në Konferencën e Rambujesë.

“Ata që e nisën luftën çlirimtare, ata që e udhëhoqën luftën çlirimtare, ata që e përfunduan me sukses luftën çlirimtare ata meritojnë të mbeten për jetë monumente të historisë kombëtare, kanë gjithë vendin e merituar në historinë e Kosovës gjithsecili me rolin dhe kontributin e tij…Kjo është mëritë e atyre liderëve shqiptarë të Kosovës duke filluar nga Ibrahim Rugova, që e nisi, e hapi rrugën e deri tek Hashim Thaçi dhe të gjithë udhëheqësit e tjerë të UÇK-së që e çliruan Kosovën dhe ndërtuan shtetin e ri modern dhe demokratik të Kosovës. Dhe rrënjët e këtij shteti janë pikërisht atje tek ajo luftë, por në aspektin diplomatik fillojnë në Konferencën e Rambujesë“, theksoi Paskal Milo.

Diplomati shqiptar teksa foli për kontributin e politikës shqiptare në çështjen e Kosovës gjatë periudhës së luftës, i cili tha se përkundër presionit nga ndërkombëtarët për ta cilësuar UÇK-në si terroriste, qeveria shqiptare asnjëherë nuk e ka bërë një gjë të tillë.

“Ne kemi pasur presione për të qenë të sinqertë që të mos e njihnim Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ne kemi pasur presione edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë madje që siç e cilësuan në fillim si terroriste, na bënin presionin që edhe neve ta cilësonim terroriste në fillim pas janarit të vitit 1998, sigurisht që ne nuk e bëmë se nuk kishim pse ta bënim as nuk pranimin ta bënim dhe këtu kemi luajtur rol se nga njëra anë mbështesnim, e angazhoheshim dhe nga ana tjetër atje ku nuk na interesonte qëndronim në heshtje. Por , nuk thoshim kurrë si shtet dhe si qeveri në atë kohë se UÇK është terroriste”, u shpreh Milo.

Ai theksoi se pa mbështetjen e ShBA-ve dhe të Britanisë së Madhe çështja e Kosovës ishte vështirë për t’u realizuar.

“Ka qenë shumë dramatike momenti final i Konferencës së Rambujesë, vetëm burrat të tillë vendimmarrës të mëdhenjtë siç ishin anëtarët e delegacionit bënë që ai moment final shumë delikat të përfundonte me shumë sukses…32’01 Pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe pa mbështetjen e Britanisë së Madhe në atë kohë çështja e Kosovës do të ishte shumë e vështirë për t’u realizuar. E kemi pasur fatin që ishte Bill Clinton në atë kohë president i SHBA dhe Medeleine Albright sekretare e shtetit, kemi pasur fat që kryeministër ishte Tony Blair në Britani dhe Robin Cook sekretar i jashtëm, këta janë katër njerëzit që e kanë bërë në subsatancë pavarësinë e Kosovës, por të mos donin këta nuk bëhej”, theksoi ai.

Ndërsa, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj u shpreh se Konferenca e Ramubujesë shënon një pikë kthese ku përpjekjet dhe aspiratat e Kosovës për liri dhe drejtësi morën formë konkrete në sytë e botës.(INA)

TË FUNDIT

VIDEO/ Dy “Audi” me vlerë 150 mijë € të vjedhura në Zvicër u sollën në Tiranë

Ilir Shaqiri festoi ditëlindjen, ja sa vite…?

Sara lajmërohet pas lindjes, ndanë emocionet e para me vajzën

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Kosova

Rinovimi i kontratës, Van Dijk refuzon ofertën e parë të Liverpool

Arteta ia “tregon derën” yllit të Arsenalit, nuk llogarit më në të

ME TE LEXUARA

1
VIDEO/ Dy “Audi” me vlerë 150 mijë € të vjedhura në Zvicër u sollën në Tiranë
1
Ilir Shaqiri festoi ditëlindjen, ja sa vite...?
1
Sara lajmërohet pas lindjes, ndanë emocionet e para me vajzën
1
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Kosova
1
Rinovimi i kontratës, Van Dijk refuzon ofertën e parë të Liverpool

LEXO MË SHUMË

VIDEO/ Dy “Audi” me vlerë 150 mijë € të vjedhura në Zvicër u sollën në Tiranë

Ilir Shaqiri festoi ditëlindjen, ja sa vite…?

Sara lajmërohet pas lindjes, ndanë emocionet e para me vajzën

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Kosova

Rinovimi i kontratës, Van Dijk refuzon ofertën e parë të Liverpool

Arteta ia “tregon derën” yllit të Arsenalit, nuk llogarit më në të