Ish-ministrja malazeze i përgjigjet Vuçiqit: Sa të jeni ju në pushtet, unë nuk do të vij në Serbi

ina-online
ina-online

25 Gusht, 2023

Serbia ditë më ia kishte ndaluar hyrjen në vend ish-ministres malazeze të Integrime Evropiane, Jovana Maroviq.

Pas këtij ndalimi në Aeroportin e Beogradit “Nikolla Teslla”, ish-ministrja Maroviq i është përgjigjur presidentit serb Aleksandar Vuçiq duke thënë se nuk do të shkoj në këtë vend derisa ai të jetë në pushtet.

“Derisa jeni ju të jeni në pushtet, unë nuk do të vij më në Serbi. Liria ime e lëvizjes dhe e shprehjes nuk varen nga mëshira e askujt”, thuhet në reagimin e Maroviqit në rrjetin social X.

Po ashtu, pas këtij veprimi të autoriteteve të Beogradit ka reaguar edhe presidenti malazez Jakov Milatoviq, duke thënë se Maroviq nuk paraqet kërcënim për sigurinë.

“Jam i befasuar që asaj iu ndalua hyrja në Serbi, veçanërisht duke pasur parasysh angazhimin e saj shumëvjeçar në sektorin civil si në vend ashtu edhe në rajon. Jam i sigurt që Jovana nuk është kërcënim për sigurinë”, ka thënë Millatoviqit.

Për një kohë të gjatë, Maroviq ishte subjekt i shkrimeve të tabloideve në Serbi, për shkak të pikëpamjeve të saj të deklaruara publikisht, në të cilat ajo është sulmuar brutalisht nga këto medie.

Ajo ishte ministre e Integrimeve Evropiane të Malit të Zi dhe zëvendëskryeministre në Qeverinë e Dritan Abazoviq.

Maroviq dha dorëheqjen nga të gjitha pozitat politike në fund të nëntorit të vitit të kaluar.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vulin

Mediat serbe, Vulin shfaqet në Lindjen e Mesme tre ditë pas sulmit terrorist në Banjskë

vucic-1

Vuçiq mund të përballet me një seancë të jashtëzakonshme për ngjarjen terroriste në veri, opozita: Ai di diçka

shaip-kamberi

Kamberi – Vuçiqit: T’i vrasim 100 për 1 është autorësi e juaja

Mesto: Beograd
Datum: 21.05.2010
Dogadjaj: POLITIKA/EKONOMIJA - ministar bez portfelja u Vladi Srbije Sulejman Ugljanin potpisao je danas ugovore sa predstavnicima 31 preduzeÊa i organizacija iz nedovoljno razvijenih opötina, kojima se sredstva dodeljuju na osnovu prvog javnog konkursa za 2010. godinu
Licnosti: Sulejman Ugljanin

Sulejman Ugljanin përsërit kërkesën: Boshnjakët të bashkohen në negociatat ndërmjet Serbisë dhe Kosovës

Christopher Hill Kristofer

Ambasada amerikane në Serbi shpërndan reagimin e Sekretarit Blinken që dënon sulmin ndaj Policisë së Kosovës

Shqiprim-Arifi

Skenari serb në veri të Kosovës, kryetari i Preshevës: Jam i stresuar dhe i mërzitur

tanku

Vuçiq e shëtit ushtrinë nëpër Serbi: Automjete të blinduara dërgohen nga Kraleva drejt Rashkës

Drita Llolla

Deputetja shqiptare në Mal të Zi shpërthen për sulmin në Kosovë

vucic

Viktimizohet Vuçiq, sërish manipulon, ja çka thotë për sulmin terrorist në veriun e Kosovës

INFO

NA NDIQ