FOTO/Ish-partnerja e Meriton Mjekiqit i çjerr maskën moderatorit: Nuk e ka takuar kurrë djalin, nuk e ka ndihmuar financiarisht!

Picture of INA
INA

30/01/2024

Moderatori i emisionit më të ndjekur të momentit në Kosovë, “Gjoni Black”, Meriton Mjekiqi, ditë më parë ishte i ftuar në emisionin “NIN”, ku rrëfeu gjithçka nga jeta dhe karriera e tij.

Ndër të tjera, ai foli edhe për lidhjen e tij me ish-të dashurën dhe djalin e tyre, intervistë që duket se u bë shkak që Egesta të reagojë fuqishëm në rrjetet sociale.

Mjekiqi u pyet nga moderatori në lidhje me bisedën që ish-partnerja e tij kishte realizuar me rivalin e tij të hip hop-it, Varrosin, gjë për të cilën ai u shpreh se nuk i intereson më.

“Nuk më intereson mua të kontaktoj me ishpartneren, unë i kam mbyllur muhabetet, e tha edhe vetë ajo. Ajo është ish-partnere, e respektoj si mamin e djalit tim, gjakut tim. Tentoj dhe gjithmonë kam tentuar të kem raporte të mira!”, u shpreh moderatori.

Ai ndër të tjera u shpreh se kontakton me djalin e tyre, por reagimet nga ish-partnerja janë të forta, ndërsa për djalin thotë se përpiqet në maksimum që të mos bëjë gabime të tilla, që në të ardhmen djali i tyre mund ta kryqëzojë si baba.

Në lidhje me marrëdhënien e tyre aktuale, ai tregoi: “Ka një kohë që s’e kam parë, normal që edhe mërzitem, edhe kush ka evlad e din këtë pjesë. Mundohem me kalu në mënyra të ndryshme virtuale për me afru, kur e kam larg, është një vjet e gjysmë, ka filluar t’i bëjë ato veprimet e Meritonit. Mua më dhemb më së shumti për djalin kur të rritet edhe i merr vesh disa gjëra, edhe munden me lëndu, për shembull një veprim i tillë, një veprim i mamit të vet që e ka bërë gabim dhe për këtë arsye mundohem që mos të bëj ndonjë veprim të gabueshëm në lidhje me familje që mbas 10 viteve, Loari kur të rritet, Loari të thotë: ‘Këqyr babi paska bërë diçka gabim në lidhje me mamin tim ose me mua”.

Por në lidhje me këtë rrëfim, ja ku shfaqet ish-partnerja për të rrëfyer version e saj të situatës. Mbrëmjen e së martës, ish e dashura e Meritonit, Egesta, tregoi se në fakt e vërteta është që ai nuk interesohet aspak për djalin.

“Para së gjithave, desha të bëj një sqarim rreth çështjes lidhur me Meriton Mjekiqin, njëkohësisht babai i djalit tonë, të cilin mund ta quaj baba ‘biologjik’. E përdor këtë term, pasi që Meritoni asnjëherë nuk e ka takuar djalin e tij live. Ndërkaq që Loarin, djalin tonë, e përdor vetëm nëpër rrjetet sociale sa për t’i ngritur imazhin vetes së tij.

Përderisa mua si nënë dhe familjen time na kërcënon tërë kohën. Turp! Unë dua të shoh djalin tim të lumtur e të ketë një jetë të qetë. Unë si nënë ndjej përgjegjësi ta mbroj fëmijën tim në të gjitha rrethanat dhe ta ruaj nga çdo e keqe, ta rris me nder dhe në rrugë të drejtë e jo të ndjekë hapat e babait të vet, jetë të degjeneruar e shfrenuar, i cili mendon vetëm famën dhe jetën e tij, nevojat e tij personale mbi atë të fëmijës-evladit. Ndaj kam vendosur të ndahem nga ai e ta rris fëmijën vetë ashtu siç edhe e kam bërë gati tri vite”, ka shkruar ajo.

Në postimet në vazhdim, Egesta ka theksuar se djali i tyre nuk merr as pensionin ushqimor nga babai dhe asnjë mbështetje financiare, duke i bërë thirrje të mos ia përmendë më emrin nëpër intervista.

“Ndërkaq që Meritoni nëpër media e përmend që mundohet për të dhe i cek kushtet e mira materiale kinse i rrinë tri vetura të parkuara e deri më tani asnjë dhuratë nuk i ka dërguar djalit të tij për asnjë ditëlindje të paktën dhe vazhdon kështu me gënjeshtra t’i bindë të tjerët.

Loari nuk e ka mbështetjen financiare as atërore nga Meritoni, të cilin kur e ka lënë familja, puna, shoqëria anash, i dola unë në ndihmë për vite me radhë, e ai këtë femër mundohet ta përulë e ta poshtërojë publikisht në vendin ku ai kthehet te ish-puna (Klan Kosova), ku ishte trajtuar më së keqi duke menduar se me të përulur një femër e ngriti veten”, ka shkruar ajo.

Në rreshtat e fundit dedikuar babait të djalit të saj, Egesta thotë se ‘baba’ është një titull aq i madh, të cilin sipas saj Meritoni, nuk meriton ta ketë nga djali i tyre, Loari.

“Mirëpo unë e fortë si çdo herë, dua të vazhdoj jetën me birin tim në qetësi e privatësi duke iu lutur që të mos na inkuadroni në intervistat tuaja. Dhe për fund: Baba është një emër i madh, të cilin ti nuk e ke merituar të të thërrasë dikush e aq më pak Loari. Ai do të rritet e do t’i kuptojë gjërat e do t’i zbulojë vetë ato. Për ty rëndësi ka fama e për mua djali im. Mos më përmend as për të mirë, as për të keq!”, ka përfunduar ajo.

Pas këtyre deklaratave, nuk ka pasur më asnjë reagim nga prezantuesi i emisionit të momentit “Gjoni Black”.

HISTORIA E MERITON MJEKIQIT SI AJO E MAJK, ÇFARË NDODHI QË PREZANTUESI U NDA NGA E DASHURA SHTATZËNË

Historia e Meriton Mjekiqit 3 vite me parë me ish-partneren, Egestën, ishte historia që përsëritej në showbiz-in e Kosovës. Në atë kohë vetëm 21 vjeç, Meriton Mjekiqi, i cili u bë i njohur për publikun shqiptar gjatë spektaklit “Dance With Me” si partner i Rovena Stefës, u nda nga e dashura shtatzënë, vetëm një muaj pasi ua prezantoi ndjekësve në “Instagram”.

Njësoj siç i ndodhi reperit Majk me ish-të dashurën e tij, Majlinda Zekën (nga e cila u nda para se ajo të sillte në jetë djalin e tyre), edhe Meritoni u nda nga partnerja në prag të lindjes.

Ai postoi në rrjetet sociale një foto të partneres në muajt e fundit të shtatzënisë, duke marrë shumë urime në një ditë, edhe për historinë sekrete të dashurisë, por edhe për faktin që do të bëhej baba për herë të parë në moshën 21-vjeçare.

Lajmi u cilësua surprizues në mediat rozë, për faktin se deri në momentin e postimit të fotos, askush nuk ishte në dijeni për të dashurën e prezantuesit simpatik, pasi ai kishte preferuar ta mbante të fshehtë.

Por nuk dihet se çfarë ndodhi në katër javë mes tyre, pasi burime të sigurta për “Panorama Plus” njoftuan se ata s’ishin më bashkë. Një nga figurat më simpatike të ekranit, sidomos atij kosovar, Meriton Mjekiqi, vetëm me një foto, përveçse zbuloi se ishte i dashuruar, dha edhe lajmin se do bëhej baba dhe ky fakt bëri shumë bujë.

Partnerja e tij simpatike në muajt e fundit të pritjes së ëmbël u komentua jashtë mase për bukurinë dhe sharmin e saj. Ky lajm ishte i papritur për fansat, pasi ai hiqej si beqar deri në momentin kur dha lajmin se ajo ishte në muajt e fundit të shtatzënisë. Meriton Mjekiqi ra në sy në spektaklin “Dance with me” në krah të Rovena Stefës, por edhe për bëmat në Tiranë me vajzat, së bashku me mikun e tij, këngëtarin Trim Jetullahu.

Edhe pse shumë i ri në moshë para pak vitesh gjatë xhirimeve të Vitit të Ri, në një nga televizionet kryesore në Kosovë, ai u fotografua pranë Luana Vjollcës. Top-modeli i njohur fitoi çmimin “Unë jam Top Model”, që ishte dhe oguri i mirë për t’i hyrë karrierës si prezantues në Kosovë.

Më vonë e kemi parë të prezantojë përkrah Alaudin Hamitit emisionin “NIN” në “Klan Kosova”, por më vonë u deklarua i pavarur në karrierë dhe në jetën private, pasi do të shfaqej në një projekt të ri dhe do të deklarohej beqar. Panorama plus

TË FUNDIT
14 minuta
Revoltohet Erjola Doçi: Unë nuk po gjej dot partner për të kaluar jetën
16 minuta
Nga ndarja me Kaderin tek planet, Lumbardhi i zbulon të gjitha tek ”Talk with Afrona”
24 minuta
Pritej si opinioniste, Einxhel dhe Olsa përplasen ashpër pak para BBVK3
25 minuta
Xhuli Nura publikon fotografi nga ambientet e Big Brother VIP Kosova: Nëna e këtij formati
11 orë
Luizi i përgjigjet Dea-s. Ja cila është porosia e tij

ME TE LEXUARA

22 orë
Dënimi me burgpër Luiz Ejllin, Dea Mishel s’përmbahet: Pr*stitucioni apo... (Foto)
13 orë
Jeta e luksit, gruaja e Elvis Naçit: Zoti nuk na i ndalon mirësitë e kësaj bote
11 orë
Luizi i përgjigjet Dea-s. Ja cila është porosia e tij
25 minuta
Xhuli Nura publikon fotografi nga ambientet e Big Brother VIP Kosova: Nëna e këtij formati
24 minuta
Pritej si opinioniste, Einxhel dhe Olsa përplasen ashpër pak para BBVK3
16 minuta
Nga ndarja me Kaderin tek planet, Lumbardhi i zbulon të gjitha tek ”Talk with Afrona”
14 minuta
Revoltohet Erjola Doçi: Unë nuk po gjej dot partner për të kaluar jetën
1 ditë
FOTO/ Aludimet për romancë të re, Romeo bën veprimin e papritur ndaj Heidit
24 orë
VIDEO/ Martohen ish-banorët e "BBVK", ja kush ishin disa nga VIP-at e ftuar

LEXO MË SHUMË

erjola doci

Revoltohet Erjola Doçi: Unë nuk po gjej dot partner për të kaluar jetën

lumbardhi

Nga ndarja me Kaderin tek planet, Lumbardhi i zbulon të gjitha tek ”Talk with Afrona”

Einxhel shkira

Pritej si opinioniste, Einxhel dhe Olsa përplasen ashpër pak para BBVK3

xhuliana nura

Xhuli Nura publikon fotografi nga ambientet e Big Brother VIP Kosova: Nëna e këtij formati

IMG_0966

Luizi i përgjigjet Dea-s. Ja cila është porosia e tij

fatma naci

Jeta e luksit, gruaja e Elvis Naçit: Zoti nuk na i ndalon mirësitë e kësaj bote

luiz-dea

Dënimi me burgpër Luiz Ejllin, Dea Mishel s’përmbahet: Pr*stitucioni apo… (Foto)

Santiana

Santiana nuk iu nda Luizit gjatë dasmës së Ilrianës e Adrit, dalin pamjet

Adri iliriana

VIDEO/ Martohen ish-banorët e “BBVK”, ja kush ishin disa nga VIP-at e ftuar

INFO

NA NDIQ