Ish-pjesëtarët e akuzuar të njësisë Alfa dëshmuan në rastin “Tortura”

Gjykimi për rastin “Tortura” vazhdoi sot me dëgjimin e të akuzuarit Ivica Ançevski. Kur u pyet nga gjykata se çfarë pozicionin mbajti ai në vitin 2011, i akuzuari tha se me vendim ishte pjesë e Njësitit për Shpërndarje të Shpejtë, ndërsa me urdhër me shkrim nga drejtori i atëhershëm i Byrosë së Sigurisë Publike, Lupço Todorovski u emërua komandant i Njësisë “Alfa”.

“Njësiti “Alfa” është vendosur në mënyrë hierarkike në Byronë e Sigurisë Publike, pra SPB Shkup, me çka nuk mund të komandohet nga një palë tjetër”, tha i akuzuari Ançevski.

Ai gjithashtu theksoi se kryesisht merr urdhra nga shefi i SPB Shkup ose nga sektori për Krim të Organizuar, pra, më pas këto urdhra u dhanë nga drejtuesit e ndërrimit nga Njësia “Alfa”.

Për herë të parë në lidhje me arrestimin e Lube Boshkovskit, ai deklaroi se kishte kuptuar më 6 korrik të vitit 2011, pra urdhrin e mori nga shefi i SPB Shkup.

I akuzuari Petar Milloshevski theksoi se më 6 qershor të vitit 2011 ai mori urdhër nga eprori i tij që të paraqitej pas Ministrisë së Ekonomisë sa më shpejt që të ishte e mundur. Gjatë asaj periudhe, drejtuesi i ekipit ishte në detyrë, pra përgjegjës për 3-4 nëpunës policie.

“Drejtuesi na shpjegoi se do të zhvillohet një aksion ku do të arrestohet një person që ka sigurim dhe se ka të ngjarë të jetë diler i drogës”, tha i akuzuari Milloshevski.

Gjykimi për rastin “Tortura” filloi në mars të vitit 2018 kundër ish-drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov dhe gjashtë pjesëtarëve të Njësisë “Alfa” në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe i referohet mënyrës së arrestimit të Lube Boshkovskit./Zhurnal