Ish-pjesëtari i Wagnerit rus: Ata që refuzonin të luftonin pushkatoheshin, Prigozhin është djall

Picture of designer@fetishimedia.ch

31/01/2023

Andrei Medvedev, ish-pjesëtar i grupit mercenar rus Wagner, gjatë një interviste dhënë për CNN, ka pranuar të flasë për brutalitetin që ai pa në Ukrainë, duke e detyruar atë të largohej nga ai vend.

Medevedev tha se anëtarët e Wagner shpesh dërgoheshin në betejë pa asnjë udhëzim dhe se ushtria private e Vladimir Putinit, i trajtoi pa mëshirë të gjithë ata rekrutë që ngurronin të shkonin në betejë.

“Ata që nuk donin të luftonin mblidheshin dhe pushkatoheshin. Ata sollën dy të burgosur që refuzuan të luftonin dhe i pushkatuan para të gjithëve dhe i varrosën në istikamet e hapura nga rekrutët”, përshkroi një moment Medvedev i cili dha intervistën nga Oslo, ku po kërkon azil pasi ka kaluar kufirin arktik të atij vendi nga Rusia.

26-vjeçari pretendon se më parë ka shërbyer në ushtrinë ruse, dhe më pas iu bashkua Wagner si vullnetar. Ai u nis për në Ukrainë më pak se dhjetë ditë pas nënshkrimit të kontratës në korrik 2021, duke shërbyer pranë Bakhmutit, një qytet në rajonin e Donetskut.

Grupi i mercenarëve, të cilit ai i përkiste, u deklarua si një aktor shumë i rëndësishëm në pushtimin rus të Ukrainës.

Medvedev tha se iu përgjigj drejtpërdrejt themeluesve të grupit, Dmitry Utkin dhe oligarkut rus Yevgeny Prigozhin, të cilin ai e quan “djall”.

“Po të ishte një hero rus, do të kishte marrë armën dhe do të kishte luftuar së bashku me ushtarët”, beson ish-pjesëtari i Wagner.

E Prigozhin konfirmoi më parë se Medvedev shërbente në grupin e tij, duke shtuar se “ai duhej të ishte ndjekur penalisht për përpjekje për të abuzuar me të burgosurit”.

Në intervistë, ai nuk donte të komentonte se çfarë po bënte ndërsa luftonte në Ukrainë. Ai vuri në dukje se Wagnerit i mungonte strategjia ushtarake, dhe se trupave u vinin planet në kokë derisa ishin në fushëbetejë.

“Nuk kishte taktika reale. Merrnim informacione vetëm për pozicionin e armikut. Nuk kishte urdhër konkret se si duhet të silleshim. Planifikuam vetë se si do të shkonim, hap pas hapi. Kush do të gjuante. Gjithçka që do të ndodhte ishte problemi ynë”, shtoi ai.

Medvedev tregoi se gjatë arratisjes “të paktën dhjetë herë” i është shmangur arrestimit dhe plumbave të forcave ruse. Pretendon se ka kaluar në Norvegji përmes një liqeni të akullt, duke përdorur rroba të kamufluara të bardha.

Ai tha se në ditën e gjashtë të qëndrimit të tij në Ukrainë, e kishte ditur se nuk donte të kthehej më atje, sepse ishte dëshmitar i përdorimit të trupave si “mish për top”.

Filloi me 10 burra nën komandën e tij dhe ky numër u rrit pasi të burgosurit u lejuan të bashkoheshin.

“Kishte gjithnjë e më shumë trupa të pajetë dhe gjithnjë e më shumë njerëz që vinin. Në fund kisha shumë njerëz nën komandën time. Nuk mund të numëroja sa. Ata ishin në qarkullim të vazhdueshëm. Trupa të vdekur, më shumë të burgosur, më shumë të vdekur”, shpjegoi Medvedev.

Grupet për të drejtat e njeriut raportuan më parë se të burgosurve që u regjistruan, iu tha se familjet e tyre do të merrnin një pagesë prej pesë milionë rubla (71,000 dollarë) nëse vriteshin në luftë.

Megjithatë, Medvedev është i bindur se në realitet “askush nuk donte të paguante kaq shumë para”. Ai deklaroi se shumë rusë që vdiqën duke luftuar në Ukrainë u “deklaruan të zhdukur”.

Pranoi se gjatë luftës ka parë guxim nga të dyja palët. “E dini, kam parë guxim nga të dyja palët, dhe nga pala ukrainase, dhe djemtë tanë gjithashtu. Dua që ata ta dinë këtë,” tha ai.

Ai shtoi se vendosi të ndajë historinë e tij për të ndihmuar në sjelljen e Prigozhinit dhe presidentit rus Vladimir Putin para drejtësisë.

“Herët a vonë propaganda në Rusi do të pushojë së punuari, njerëzit do të ngrihen dhe të gjithë liderët tanë do të kapen dhe do të shfaqet një lider i ri”, është i bindur ai.

Grupi Wagner ka zgjeruar aktivitetet në nivel global që nga themelimi në vitin 2014, dhe është akuzuar për krime lufte në Afrikë, Siri dhe Ukrainë.

Medvedev iu përgjigj pyetjes nëse kishte frikë se do të ketë fatin e Yevgeny Nuzhin, një tjetër dezertor i Wagnerit, i cili u vra me një çekiç para kamerave. Ai theksoi se ka qenë kjo vrasje që e ka nxitur të largohet.

“Do të thosha vetëm se më bëri më të guximshëm, më të vendosur për të shkuar”, përfundoi ai.

TË FUNDIT

Aksion i madh policor, arrestohen 29 veta, mes tyre ish-drejtorë për shpërdorim të miliona eurove

Sot në Shkup protestë për shkak të ajrit të ndotur

Zelensky kërkon një fund diplomatik të luftës me Rusinë

PSG-ja i vendosë në shitje dy yjet e skuadrës

Alonso: Qëllimi është të kualifikohemi në raundin tjetër të Championsit

Ancelotti: “Atalanta është më e rrezikshme se në të kaluarën, por ne jemi Reali!”

ME TE LEXUARA

1
Aksion i madh policor, arrestohen 29 veta, mes tyre ish-drejtorë për shpërdorim të miliona eurove
1
Sot në Shkup protestë për shkak të ajrit të ndotur
1
Zelensky kërkon një fund diplomatik të luftës me Rusinë
1
PSG-ja i vendosë në shitje dy yjet e skuadrës
1
Alonso: Qëllimi është të kualifikohemi në raundin tjetër të Championsit

LEXO MË SHUMË

Aksion i madh policor, arrestohen 29 veta, mes tyre ish-drejtorë për shpërdorim të miliona eurove

Sot në Shkup protestë për shkak të ajrit të ndotur

Zelensky kërkon një fund diplomatik të luftës me Rusinë

PSG-ja i vendosë në shitje dy yjet e skuadrës

Alonso: Qëllimi është të kualifikohemi në raundin tjetër të Championsit

Ancelotti: “Atalanta është më e rrezikshme se në të kaluarën, por ne jemi Reali!”