Ish-presidenti i Turqisë, shqiptari nga Presheva, gjeneral Kenan Evren: I pranuam shqiptarët në Turqi ne vitin 1938 për t’i shpëtuar nga asimilimi në sllavë e grekë

Picture of designer@fetishimedia.ch

21/02/2022

Ish-presidenti i Turqisë, gjenerali Kenan Evren në intervistën e fundit me gazetarin e njohur Nefail Maliqi ka theksuar se  Konventën e vitit 1938 mes Turqisë dhe Jugosllavisë, Tirana dhe Prishtina kurrë nuk kanë kërkuar ta prishin! Ne nga Ankaraja nuk mund ta ndryshojmë e as ta zhvlerësojmë, nëse këtë nuk e kerkonin vetë shqiptarët!

“Sa i përket Konventes se viti 1938  mes Turqisë dhe Jugosllavisë, ketë ne nuk mund ta ndryshojmë e as ta zhvlerësojmë, nëse këtë nuk e kerkojnë vetë shqiptarët. Pesë milionë shqiptarë që gjenden aktualisht në Turqi, nuk i mbajmë me zor, ata mund të kthehen kur të duan në vendin e tyre të origjinës, ne e kryem misonin tonë, i shpëtuam nga shfarosja serbe dhe asimilimi në sllavë..”, ka thënë ish-presidenti i Turqisë me origjinë nga Presheva, gjenerali Kenan Evren ne intervistën e fundit me gazetarin Nefail Maliqi, aktualisht redaktor i gazetës zvicerane Le canton27.ch.

Në vitin 1938 qeveria e mbretërisë jugosllave ka nënshkruar një konventë me qeverinë e Republikës së Turqisë për emigrimin e popullatës turke (në të vërtet ishte fjala për shpërnguljen e popullsisë shqiptare të konfesionit mysliman, transmeton kp), nga pjesa jugore e Serbisë, gjegjësisht nga Kosova dhe trevat tjera shqiptare që shtriheshin në 3 banovina: në banovinën e Zetës, Moravës dhe të Vardarit.

Gjenerali Kenan Evren i është përgjigjur gazetarit të njohur nderkombëtar ne Gjenevë, Nefail Maliqit: Unë nuk jam president turk, por president i Turqisë!

Albanologut të ndjerë me origjinë shqiptare, prof. Nexhip Alpan (nga Zhulati i Gjirokastrës) i pëlqente të më tregonte para 9 vjetësh në Ankara historinë e Kenan Evrenit, Presidentit të shtatë të Republikës së Turqisë, i cili në vitet e 80-ta vizitoi ish-Jugosllavinë.

” Evren u prit mirë në Beograd dhe në fund të takimeve zyrtare u pyet nëse kishte ndonjë kërkesë të veçantë (pyetje kortezie që u drejtohet thuajse të gjithë zyrtarëve miq). Ai tha se do të ishte shumë i lumtur nëse i vendosej në dispozicion një helikopter dhe dy kurora me lule. Kur e pyetën përse dhe për ku, ai tha se donte t’i vendoste dy kurorat mbi varret e gjyshërve të tij në Preshevë ! Nuk harroi të shtonte se në damarët e tij rridhte gjak shqiptari, gjë që i çuditi dhe ndoshta nuk i bëri të ndihen mirë zyrtarët serbë të ish-Jugosllavisë. Kenan Evren është një personazh shumë i debatuar në Turqi, që endet mes dashurisë dhe urrejtjes, por në thelb të gjithë bashkohen se ai mbetet një burrë shteti”, ka nënvizuar Alpan.

Kjo kishte bërë që Nefail Maliqi ta takonte këtë personalitet të madh i cili në fillim të intervistës ja kishte pritur: Unë nuk jam president turk, por president i Turqisë!

Presidenti i Turqisë me origjinë shqiptare gjeneral Kenan Evren në intervistë ka folur  për rolin e Turqisë gjatë luftës në Kosovë dhe origjinën e tij nga Presheva,Vilajetit të Kosovës, siç ishte shprehur vetë Kenan Evren. Ai kishte folur edhe për sllavët, gjegjësisht serbët, që gjatë bisedës shpesh i citonte si « shejtan» ose «qafir » në Ballkan.

Duke folur për origjinën e tij, Evren kishte saktësuar se  prej cilit fshat nga Lugina e Preshevës vjen familja e tij, dhe se ai edhe pas  70 vitesh gjuhën shqipe nuk e kishte harruar.  Ai më shumë e kuptonte shqipen se sa e fliste.

“Ne me shqiptarët jemi vëllezër, shumë herë nga ka ndihmuar Shqipëria. Nuk e harrojmë kurrë vitin 1974 kur ishim në konflikt me grekun, me rastin e Qipros, e qysh atëherë Shqipëria ashtu çfarë ishte, ajo u solidarizua dhe ishte në gjendje gatishmërie me forcat e veta për të na ndihmuar në këtë luftë që kishim, përballë grekut. Andaj të mirat nuk harrohen kurr dhe mu për ketë ne ju kemi borxh.!”, kishte nënvizuar Evren.

Pyetjes për vizitat e tij në Ballkan, Evren i është përgjigjur se “Kam vizituar Jugosllavinë dhe jam i njoftuar se Kosova me rrethinë dhe gati gjysma e Maqedonisë është e banuar kryesisht me shqiptarë etnik të cilën gjë e kam ditur edhe më parë.”

“Dëshira ime e flaktë ka qenë që ta vizitoj Shipërinë dhe të takohem me kryetarin e atëhershëm Enver Hoxha, por ja, fatkeqësisht nuk mu dha rasti ta kontaktoja atë burrë., sepse atëbotë ky vend ishte i izoluar dhe mu për ketë nuk mu dha rasti ta shija më përsëafrmi Shqipërinë e bukur. Dëshirë të flakë po ashtu kam që ta vizitojë vendlindjen e babai time në Preshevë dhe Zoti mos ma marri shpirtin pa i pa edhe njëherë ato troje, ishalla vec nuk më tradhton shendeti”, kishte rrëfyer Evren.

Ish-presidenti i Turqisë, gjenerali Kenan Evren: Sikur t’mos ishte Turqia, sot shqiptaret do te ishin sllavë e grekë!

Lidhur me Konventen jugosllavo-turke të vitit 1938 dhe mundësinë për zhvlerësimin e saj, ish-presidenti Evren gazetarit Nefail Maliqi i është prgjigjur se “ne kohën e kralit në Serbi, shqiptarët ishin më të diskriminuarit dhe të shtypurit në Ballkan, dhe se mbretëria serbe  atëbote kishte qëllim t’i shfraroste dhe t’mos ekzistonin si komb.

“Ideja e kesaj marrëveshje ka qenë më shumë  nga ana jonë. Qëllimi jone ishte thjeshtë t’i shpëtonim vëllezrit tanë. I pranuam shqiptarët nga Jugosllavia në Turqi për t’i rujtuar ata shfrarosja, nga kryqi ortodoks dhe asimilimi në sllavë. Shikoni sot, ta zëmë në Sanxhak e Mal të Zi madje dhe ne Maqedoni sot kemi shqiptar kristian që nuk e dijne asnjë fjalë shqip. Unë kam dëgjuar se sot ka shiptarë që linden pas vitit 1938 me emra sllav si Vlladimir, Lenin, Tanja, Goran, Natasha etj, nëse gaboj me korrigjoni ju lutem. Sot këta shqiptar mbi tre milionë në Turqi flasin shqip, kush ka mundur ta ruajë kanë shoqatat e zhvillojnë aktivitet e tyre kulturore me karakter kombëtar. Ata nuk i ftuam pergjithmonë. Por njerëzit janë si zogjtë, ku eshte me mire, me nxehte dhe ku kane me hanger, ku kanë siguri me të madhe dhe aty ku nuk sulmohen nga korbat apo gjerpërinjte, aty edhe shtegtojnë duke gjedhur nje vend me te rehatshëm për të jetuar. Keta shqiptarë sot ne Turqi nuk i mbanë askush me zor, jane të lire dhe mund të jetojne ku të duan…”, nënvizonte Kenan Evren.

“Sa i përket asaj konventes që e thatë mes Jugosllavisë dhe Turqisë, ketë ne nuk mund ta ndryshojme e as ta zhvlerësojmë, nëse këtë nuk e kerkojnë vetë shqiptarët. Ne vitin 1989 qeveria bullgare ndaj dy milionë turqëve që jetonin në Bullgari ushtroi një presion të paparë ndaj tyre dhe keshtu nisën shpërnguljet masive të tyre në drejtim të vedit tonë. Por, tani shtrohet pyetja, si përfundoi kjo ? Qeveria e Todor Zhivkovit u rrezua mu për atë politikë e cila ishte represive ndaj një populli, kur turqit ishin viktimë e kesaj politike diskriminuese meqë gjitha shtetet e botës e kishin dënuar njëzërit ketë lloj gjenocidi nga regjimi bullgar. Ku erdhi deri tek izolimi i Bullgarisë dhe keshtu Zhivkov e pagoi atë dhe ra nga skena politike. Dhe besoj se gjithe ata liderë e burrshtetas, diktator në Ballkan që ushtrojnë të njejtën politikë shtypëse sikur ky Zhivkovi, padyshim se do të bien, nëse jo sot, sigurisht nesër po…” ka shtuar Kenan Evren.

Sipas tij, në Turqi nuk erdhën vetëm shqiptarë muslimanë, por edhe katolikë dhe ortodoksë, madje edhe hebrenj dhe sot e kësaj dite ata ruajnë indentitetin e tyre kombëtar dhe fetar!.

“Ne nuk jemi duke i mbajtur me zor ne Turqi, tash ata meqe kane dy shtete shqiptare dhe kane ruajtur me sukses identietin e tyre kombëtar, gjuhen dhe kulturen, mund te kthehen kur te duan ne vendlindje, por nuk mendoj se do te ndodhe kur kemi parasysh gjenden, krizen dhe papunesine ne keto vende, ku ashtu keshtu gjendne perballe nje eksodi te madh. Kosova dhe Shqiperia duhet të falenderojne shtetin turk qe po mbanë pesë milionë shqiptarë këtu. Kur Kosova dhe Shqiperia nuk jane ne gjendje t’i ushqejne me buke ata shqiptare qe jane aty, merre me mend sikur te ktheheshin edhe këta atje, çfarë do te ndodhte me Kosoven dhe Shqiperine, ku ashtu keshtu nga keto vise po ikin te rinjt e te rejat dikur ne Turqi e sot per Itali, Greqi, dhe vendet tjera perendimore. Shpezet shkojne aty ku eshtë më mire, me nxehte dhe me sigurt. Shqiponja duhet t’i ruajë zogjët e vete!..” ka thene ne fund ish-presidenti i Turqise kenan Evren ne intervisten e fundit dhene gazetarit nderkombëtar, sot redaktori i gazetes zvicerane Le Canton27.ch.

TË FUNDIT

Ahmeti: Hajde t’i kapim hajdutët

Gani Geci: Tmerri i tmerrit është për ata që, për interesa politike, mundohen ta zbehin Epopenë e UÇK-së dhe festën e Pavarësisë së Kosovës

Ndërtesë 600 mln euro në Dubai/ Zaev demanton Gruevskin: Sa i çmendur duhet të jetë një njeri

Kush janë figurat historike të PDK-së që po rrezikojnë të mos zgjedhen deputet?

Ziberi: Të burgosurit kanë nevojë për kujdes të përhershëm shëndetësor

Zbulohet letra që Gjesti i shkroi ish-të dashurës

ME TE LEXUARA

1
Ahmeti: Hajde t’i kapim hajdutët
1
Gani Geci: Tmerri i tmerrit është për ata që, për interesa politike, mundohen ta zbehin Epopenë e UÇK-së dhe festën e Pavarësisë së Kosovës
1
Ndërtesë 600 mln euro në Dubai/ Zaev demanton Gruevskin: Sa i çmendur duhet të jetë një njeri
1
Kush janë figurat historike të PDK-së që po rrezikojnë të mos zgjedhen deputet?
1
Ziberi: Të burgosurit kanë nevojë për kujdes të përhershëm shëndetësor

LEXO MË SHUMË

Ahmeti: Hajde t’i kapim hajdutët

Gani Geci: Tmerri i tmerrit është për ata që, për interesa politike, mundohen ta zbehin Epopenë e UÇK-së dhe festën e Pavarësisë së Kosovës

Ndërtesë 600 mln euro në Dubai/ Zaev demanton Gruevskin: Sa i çmendur duhet të jetë një njeri

Kush janë figurat historike të PDK-së që po rrezikojnë të mos zgjedhen deputet?

Ziberi: Të burgosurit kanë nevojë për kujdes të përhershëm shëndetësor

Zbulohet letra që Gjesti i shkroi ish-të dashurës