Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Colin Powell, vdes pas ndërlikimeve nga Covid-19

Nga Beqir SINA – New York

Colin Powell, i pari person me ngjyrë në SHBA i emëruar Sekretar Shteti, ka ndërruar jetë si pasojë e ndërlikimeve për shkak të Covid-19, tha familja e tij përmes një postimi në Facebook, ku konfirmonte se ai kishte marrë dy dozat të vaksinës.

84-vjeçari Powell ka qenë një figurë e rëndësishme në formëzimin e politikës së jashtme amerikane gjatë administratave republikane në 20 vitet e fundit.

Presidenti George W. Bush ‘i pikëlluar thellë’ nga vdekja e Colin Powell: ‘Një American i madh”

Ish -Presidenti George W. Bush, nga Texasi e kujtoi ish -Sekretarin e tij të Shtetit Colin Powell, si një njeri dhe mik “shumë i respektuar” i familjes Bush, pasi mësoi për vdekjen e Powell.

“Laura dhe unë jemi thellësisht të tronditur nga vdekja e Colin Powell,” tha Bush në një deklaratë të hënën. “Ai ishte një “shërbëtor” i madh publik, duke filluar me kohën e tij si ushtar gjatë luftës së Vietnamit. »

Shumë Presidentë u mbështetën në këshillën dhe përvojën e Gjeneral Powell. Ai ishte Këshilltar për Sigurinë Kombëtare nën Presidentin Reagan, Kryetar i Shefave të Përgjithshëm të Shtabit nën babanë tim dhe Presidentin Clinton, dhe Sekretar i Shtetit gjatë Administratës sime.

“Ai ishte aq i preferuari i Presidentëve sa fitoi Medaljen Presidenciale të Lirisë – dy herë. Ai u respektua shumë brenda dhe jashtë vendit. Dhe më e rëndësishmja, Colin ishte një njeri i familjes dhe një mik. Laura dhe unë i dërgojmë Almës dhe fëmijëve të tyre ngushëllime të sinqerta ndërsa kujtojmë jetën e një njeriu të madh. ”

Pushtimi i Irakut në 2003 dhe sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, ishin dy ngjarje të spikatura gjatë qëndrimit të Powell si Sekretar i Shtetit, kujtojë Bush.

Në jetën private, në Qershor, 1993, Colin Poell me gradën Gjeneral, erdhi në Vlorë me të gjithë dinastinë Bush, Barbara Bush dhe djali Jeff, dhe u takua e drekoi në jahtin Alexandër, me Presidentin Berisha.

Kjo ka qenë një vizitë miqësore, dhe ishte një udhëtim turistik me jahtin Alexander, në detin Jon, me një qëndrim në ishullin e Sazanit.

Për ne shqiptarët ish Sekretari i Shtetit Colin Powell, do të kujtohet gjatë për vizitën e tij në Shqipëri, kur ai, vizitojë Tiranën, me vizitën e dytë të një Sekretari Shteti, më 2 maj 2003, përkatësisht në nënshkrimin “Karta e Adriatikut”, me ministrat e jashtëm të Shqipërisë, (Ilir Meta) Kroacisë dhe Maqedonisë.

Një vizitë kjo që hapi rrugën më pasë të tre këtyre vendeve Shqipërisë, Kroacisë e më pasë Maqedonisë së Veriut, në Aleancën e Veri-Atlantikut – NATO,n. 18 vjet nga pas nën/shkrimit të Kartës së Adriatikut jo vetëm Shqipëria, Kroacia por lumturisht edhe Maqedonia e Veriut, është bërë anëtare e NATO-s.

Gjatë viteve të mëvonshme pas largimit nga postet publike, Gjenerali në pension Colin Powell, u distancua nga Partia Republikane dhe do të mbështeste Partinë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të fituara nga Barack Obama.

Ai la pas bashkëshorten, Alma Vivian (Johnson) Powell, me të cilën ishte e martuar në vitin 1962, si edhe tre fëmijë.