Ish-shefi i Inteligjencës së Kroacisë për sulmin në veri: Shuplakë e madhe për Vuçiqin

INA
INA

27/09/2023

Ish-shefi i Agjencisë së Sigurisë dhe Informimit të Kroacisë (SOA), Ante Letica, në një intervistë për televizionin N1, ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Në sulmin e së dielës, në fshatin Banjskë të Zveçanit, mbeti i vdekur polici Afrim Bunjaku, ndërsa u lënduan tre policë të tjerë, njëri prej tyre nga arma e zjarrit. Po ashtu mbetën të vdekur tre prej sulmuesve, si dhe u arrestuan tetë.

Letica e ka quajtur sulmin e së dielës “një aksion klasik terrorist”. Ai beson se përgjegjësinë për këtë sulm e ka presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe regjimi i tij. Ai beson se grupi ka ardhur nga Serbia, ka marrë armë dhe pajisje dhe është nisur në territorin e Kosovës.

“Tani pyetja është se a e ka bërë Vuçiqi këtë drejtpërdrejt për arsye të tij personale. Por, edhe nëse nuk e ka bërë, ai është përgjegjës, pasi është dashur ta dinte se po përgatitej kjo. Nëse nuk e dinte, pse nuk e dinte? Nëse e ka ditur dhe s’ka bërë asgjë, sërish është përgjegjës. Kjo është shuplakë e madhe për Vuçiqin. Nëse del se janë përfshirë disa rusë, atëherë Vuçiqi ka një problem serioz, por edhe i gjithë rajoni dhe vendet përreth kanë një problem serioz”, beson Letica.

Letica ka thënë se ngjarja e së dielës është edhe mesazh për Vuçiqin se “struktura të caktuara nuk pëlqejnë largimin e tij nga Rusia”.

“Është një mesazh për Vuçiqin nga brenda se struktura të caktuara nuk e pëlqejnë largimin e tij nga ‘nëna Rusi’ dhe interesat ruse. Po ashtu edhe nuk pëlqejnë afrimin me Perëndimin dhe se mund t’ia komplikojnë jetën më shumë se që kanë bërë deri më tash”, ka thënë Letica.

Ai ka thënë se është shenjë e qartë se “Vuçiqi nuk ka kontroll mbi sektorët e tij të inteligjencës-sigurisë dhe ushtarak, që janë të ndikuar fuqishëm nga Rusia”.

Letica ka thënë se Serbia duhet ta njohë Kosovën për hir të së ardhmes së saj dhe integrimeve evropiane.

“Serbët e kanë humbur Kosovën shumë kohë më parë, Kosova si shtet sovran është realitet dhe fajin e kanë vetë ata. Gjithçka që po bëjnë serbët është në dëm të tyre. Ata duhet të vijnë në vete”, ka thënë Letica.

Letica ka folur edhe për ekzistimin e mundshëm të kampeve stërvitore të njësive paraushtarake të Serbisë dhe tha se situata është e rrezikshme dhe nëse Vuçiqi nuk e ka urdhëruar drejtpërdrejt sulmin e së dielës në veri të Kosovës, atëherë është shenjë se e ka humbur kontrollin mbi këto njësi.

“Çdo shërbim që ekziston në atë zonë duhet të kontrollohet në mënyrë që mundësisht të parandalohet sjellja e tyre e pakontrolluar. Me këtë Vuçiqi u gjet në situatë shumë komplekse. Në negociatat me Kurtin deri tash ka marrë iniciativën, ka qenë ‘djalë i mirë’. Tani me këtë veprim topi është kthyer në 16-metërsh të Vuçiqit, i cili tani duhet të mbrohet dhe Kurti e përdor këtë dhe thotë: ‘I tillë është Vuçiqi dhe ai e bën qëllimisht për ta destabilizuar rajonin’. Komuniteti ndërkombëtar duhet të merret me këtë edhe më seriozisht”, ka thënë Letica.

Letica thotë se një konflikt i drejtpërdrejtë ushtarak i Serbisë në territorin e Kosovës do të ishte luftë me NATO-n.

“Sa i përket paraqitjes së policisë dhe ushtrisë serbe në territorin e Kosovës, do të ishte një luftë e drejtpërdrejtë me KFOR-in dhe NATO-n. Rusët nuk mund ta ndihmojnë Serbinë, prandaj do të ishte një vetëvrasje politike e Vuçiqit dhe regjimit të tij”, tha Letica./Koha.net

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Naim Murseli Liridon

Ja çfarë kishte shkruar Liridona për Naimin, i cili dyshohet se pagoi për ta vrarë atë!

naim

Flet vëllai i Liridonës: Do ta zhvarrosim trupin – i kemi dhënë dy ditë kohë familjes Murseli

Nikola-Sanduloviq

Politikani serb: Po përgatitet një tjetër sulm si në Banjskë nën realizimin e Radoiçiqit

Ibrahim-Rugova-Duhan-640x450-640x358

Sot është ditëlindja e ish-presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova

Naim Murseli Liridon

Krejt çka dihet për vrasjen e Liridona Murselit, si u dhanë 30 mijë euro për vrasjen, si gënjeu babai…

Naim Murseli Liridon

Naim Murseli pranon përpara policisë se ka urdhëruar vrasjen e gruas së tij, 15 mijë euro i dha para dhe 15 duhej pas aktit

Naim Murseli Liridon

Tronditëse: I arrestuari i dytë deklaron para Policisë se Naim Murseli e pagoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas

Naim Murseli Liridon

Liridona Murseli u vra në sy të fëmijëve, arrestohet bashkëshorti

Escobar Lajcak

Publikohet Draft-statuti i Asociacionit

INFO

NA NDIQ