Ish-shefi i sigurisë së Ivanovit ja çka dëshmoi për rastin “Monstra”

0

Sinisha Aleksovski konfirmoi se me familjarët e djemve të vrarë është takuar tre herë dhe nuk ka pasur asnjëlloj kontakti tjetër, raporton SHENJA.

Ish këshilltari shtetëror i ish presidentit Gjorge Ivanov, i angazhuar për sigurinë nacionale, i cili po dëshmon për rastin “Monstra” bëri të ditur se takim zyrtar kanë mbajtur vetëm një herë, në hapësirat e presidentit. Nga ajo që tha Alevskovski mund të vërehej se me atë janë takuar pas çdo takimi me ish kryeministrin Zoran Zaev, ku ia kanë transmetuar deklarimet e Zaev dhe pohimet e tij që shërbimet sekrete, gjegjësisht që Sinisha Aleksovski, është i përfshirë në këtë rast.
“Diku gjatë vitit 2018 dhe fillim i 2019-tës me iniciativë të Goran Naqevskit, babait të njërit të djemve të vrarë dhe qëllimi ishte që të ato të më prezantojnë materialet dhe bisedat e liderit te LSDM-së. Bëhej fjalë për dyshime që ata i kishin dhe veprimet e institucioneve si dhe atë që lideri i LSDM-së e ka thënë për përfshirje të shërbimeve sekrete”.
Ai bëri të ditur se kanë realizuar edhe dy takime të tjera jozyrtare në shtëpinë e Oliver Naqevskit, kushëririt të parë të Goran Naqevskit, i realizuar në vitin 2015, kur bombat ishin aktuale. “Oliver Nakevski është poashtu zyrtar policor për sigurinë e familjes së presidentit. Në takimin e dytë, Goran më tregoi se kryetari i LDM-së ka hedhur dyshime të ketë zyrtarë policor të përfshirë, duke më përmendur edhe mua. Në takimin e tretë, i cili është mbajtur poashtu me iniciativ të Goran Nakevskit, ai më drejtoi shqetësime lidhur me marrjen eventuale të prokurorisë, gjegjësisht të këtyre prokurorëve të lëndës dhe se lënda mund të kthehej nga fillimi. Normalisht që unë nuk i thash asgjë pasi nuk kam njohuri për gjëra të tilla”./Shenja