Ish-ushtari i UÇK-së dëshiron të luftojë në Ukrainë: Lufta e tyre është e drejtë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

02/03/2022

Feriz Deliu, i njohur edhe si komandant Kabashi, ka shprehur vullnetin e tij që t’i bashkohet popullit ukrainas në luftën kundër Rusisë. Deliu tha se dëshiron të marrë pjesë në këtë luftë që t’i dalë në ndihmë Ukrainës, pasi ia kujton Kosovën kur kishte luftuar për lirinë e saj.

“Lufta e Ukrainës është luftë e drejtë, luftojnë në vendin e vet, për lirinë e vet, ne e kemi përjetuar këtë, dhe sot fëmijët e Ukrainës janë nën bombat e Rusisë, një agresori. Nuk mund të fle, e paramendoj popullin e Kosovës si ka qenë në kohën e luftës”, ka thënë Deliu për Klan Kosova.

Deliu tha se dëshira e tij është që qeveria e vendit ta heqë ligjin që ndalon pjesëmarrjen e kosovarëve në luftërat e huaja, duke shtuar se ka shumë dëshirë t’i bashkohet aleatëve të Kosovës në këtë luftë.

“Dëshira ime është që Qeveria e Kosovës ta heqë ligjin për luftëtarët jashtë Kosovës, shpresoj që Kosova ta heqë këtë ligj dhe të luftojmë përkrah popullit ukrainas… Dëshira jonë është që t’i dalim në krah aleatëve tanë amerikanë, gjermanë, anglezë, kanadezë e shumë të tjerëve që sot e përkrahin dhe e ndihmojnë Ukrainën”, ka thënë ai.

“Ne si pjesëtarë të Kosovës kemi dëshirë të jemi pjesë e asaj lufte që t’i ndihmojmë atij populli, ta shpëtojmë një jetë, sepse nëse arrijmë ta shpëtojmë një jetë, kemi arritur ta shpëtojmë krejt botën”, shtoi ai.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kurti mediat

Ushtrimet serbe në kufi, Kurti: Serbia paraqet kërcenim për Kosovën

Policia-e-Kosoves-800x445

Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Jankoviq i arrestuar nga Serbia

policia serbe vrasje serbi

Policia serbe arreston një kosovar me pretendimet se ka kryer krime lufte

Kurti

​Kurti: Vuçiq është kryemafioz i shtetit që u trimërua nga mungesa e sanksioneve

Jorn-Rohde

Rohde, Serbisë: Shtensionoje situatën, menjëherë!

Kurti

Kurti: Lirohen 4 nga 5 policët e Kosovës të ndaluar në Serbi

bislimi-petkovic-lajcak

Rund i ri i dialogut në Bruksel për çështjen e dinarit serb

NATO

NATO, shtim forcash në dy vatra të nxehta ballkanike

664140-6zyFR0KYUH

Kurti: Serbia e ka problem faktin që ekzistojmë si popull dhe si shtet

INFO

NA NDIQ