Ishin betuar se do të vdisnin së bashku, proces gjyqësor ndaj shtetasit maqedonas në Zvicër

0

Në Lugano të Zvicrës është duke u zhvilluar procesi gjyqësor kundër shtetasit maqedonas Goran M. (57), i cili vrau bashkëshorten e vet me shtatë të shtëna në barrierën e një parkingun automjetesh nëntokësor në Ascona TI më 23 qershor 2017. Prokurori zviceran ka kërkuar 20 vite burgim për vrasje.
Salla është e mbushur mjaftueshëm. Të pranishmi janë ulur nëpër grupe. Në mesin e tyyre nuk ka kurreshtarë që përpiqen ta ndjekin procesin, por janë të faërmit dhe familjarët e viktimës dhe autorit të krimit.
Përballë tyre qëndron Goran M. (57). Verimaqedonasi po i qëndronte në pritë bashkëshortes së tij 38-vjeçare Hani M. në Ascona TI në mëngjesin e 23 qershorit 2017 rrugës për në punë. Përnjëherë ai e rrëmben atë dhe e tërheq në garazh. Dëshmitarët dëgjuan të shtëna. Pastaj britma. Ata e alarmuan policinë e cila gjeti një kufomë të gjinisë femërore të shtrirë përtokë. Goran M. ka një plagë të vogël në fytyrë, e shkaktuar nga një e shtënë sipërfaqësore, të cilën ai ia shkaktoi vetvetes.
Verimaqedonasi para gjykatës ka treguar keqardhje. “Unë e kam dashur Hanin aq shumë, duhet të besoni, zotëri gjykatë”, këmbëngul Goran M., duke shtuar: “Ajo nuk më donte më dhe unë nuk mund të jetoja pa të. Ne ishim betuar para Perëndisë që vetëm vdekja do të na ndajë. Me këtë rast, vendosa që ta vraja atë dhe vetveten”. I akuzuari ka pohuar se secili vendim gjyqësor do të jetë i drejtë, pasi ai e ka merituar.
Përmes një ekrani mund të shihen regjistrimet nga video kamera e garazhit. Aty shihet se si Goran M. tërheq pistoletën e tij nga rripi i pantallonave. Ai e qëllon dy herë gruan në gjokss. Një klithmë e ndërpret qetësinë në sallën e gjykatës. Një grua e moshuar rrëzohet përtokë. Ajo shoqërohet jashtë sallës, ndërsa dënesjet e saj mund të dëgjohen edhe prapa dyerve tëmbyllura. Vazdhojnë të përcillen Imazhet e kamerës në sallë.
Hani M përpiqet të shpëtojë..Por, Goran M. pastaj e godet edhe me katër të shtëna në shpinë. Hani shembet përtokë. Verimaqedonasi më pas e drejton armën e vet në kokë dhe e tërheq këmbëzën. Por plumbi vetëm e prek lëkurën e tij. Një plumb është ende në armën e tij. Megjithatë, Goran M., nuk e përdorë për t’i dhënë fund jetës së tij, por e qëllon edhe një herë bashkëshorten e shtrirë nga 20 centimetra largësi. Një ekzekutim I vërtetë, shkruan “Blick”, përcjell Shtegu.com.
Nuk është gjendje dëshpërimi e as tentim për vetëvrasje. Prokurorin ka kërkuar 20 vite burg..Pas vdekjes së bashkëshortes së parë, Gorani u martua me Hanon 17 vite më të re. Ai e merr atë dhe dy vajzat e saj nga Maqedonia në Zvicër. Ajo është dashur të pastrojë, të lajë dhe Gorani e kishte mbyll në banesë. Ai është xheloz i pashoq, i dyshuari paramendote se ajo ka shumë dashnorë gjithandej duke e kërcënuar. Bile, në gjum mbante një pistoletë afër. Pas një sulmi me thikë, Hani M., vendos të largohet nga bashkëshorti, që ishte një vendim vdekjeprurës. Procesi ka vazhduar mëtutje.