“Ishte shofer i deputetit dhe shok i babit”, vajza rrëfen si ngacmohej që 11-vjeçe. 61- vjeçari: Më ngriti kurth për 15 mijë euro

0

Një 24-vjeçare ka dërguar në pranga një 61-vjeçar, i cili sipas
kallëzimit të mbajtur shënim në policinë e kryeqytetit e përndjek që
fëmijë dhe prej 11 vitesh ai i është qepur këmba-këmbës.
“Në moshën 13 vjeç D.D më ngacmoi seksualisht.
Në atë kohë ai ishte shofer i një deputeti, ai ka blerë tokë në Vishnjë
dhe do ndërtonte aty.
Babai im ishte usta në këtë banesë. Ai ishte shumë shok me tim atë.
Herë vinte në banesë dhe herë jo, kur më përqafonte më
shtrëngonte aq fort sa as babai im nuk më përqafonte ashtu.
Mbaj mend që njëherë kisha të veshura tuta treçerekëshe, isha 11
vjeç, mund të ketë qenë ora 11.00, ishte ditë.
Mbaj mend që prindërit ikën për vizitë diku, D. ishte në ballkon dhe
unë po qëroja hudhra t’ia jepnim me vete se përherë i vendosnim
dhurata me vete, gjëra fshati”, tregon vajza.
Në atë moment denoncuesja e cila është studente në Tiranë kujton
se burri që ishte mik i shtëpisë e kishte prekur tek të ndenjurat dhe
njërën dorë ia kishte vendosur në gjoks: “I thashë të lutem jo, por
pastaj ai më puthi”.
Në atë kohë 11 vjeç dhe vetëm një fëmijë vajza kujton se ishte
mbyllur në banjë dhe kishte qarë derisa D. D kishte ikur.
Në rrëmin e saj denoncuesja kujton se si gjatë vizitave të mikut të
shtëpisë ajo e shmangte pas kësaj ngjarjeje dhe madje të ëmës i
kishte bërë përshtypje dhe njëherë e kishte pyetur “përse nuk ia jep
dorën, ti nuk je e paedukatë”.
Sipas një burimi të gazetës Si, kallëzuesja tregon se D. D e ka parë
pas shumë vitesh dhe është përballur me të, teksa ajo po bënte
xhiro me shoqen e saj në kryeqytet.
I fola thotë vajza pasi nuk doja të bija në sy.
“Të nesërmen më telefonoi një numër i panjohur.
Më tha sa mirë që të pashë, kishe ndryshuar goxha nga koha e
fundit që të kam parë”, thotë 24-vjeçarja.
Denoncuesja këmbëngul se ai zë ishte i mikut të shtëpisë dhe “i
thashë sapo jam fejuar, të lutem mos më telefono”.
Sipas rrëmit që gazeta Si disponon, 24-vjeçarja u shqetësua aq
shpesh në telefon nga 61-vjeçari, i cili nuk ndalej së kërkuari takim
sa ajo u detyrua të zbresë poshtë shtëpisë në një lagje të njohur
këtu në Tiranë:
“Sapo u ulëm më tha sa e mirë je bërë, e trembur i thashë dhe i
tregova për të fejuarin, por ai u përgjigj e mirë se e shohim”.
Mësohet se e reja nuk ka reaguar dhe se më pas burri i telefononte
vazhdimisht dhe madje i binte edhe borisë: