Ishulli italian kompenson turistët, nëse bjen shi derisa janë në pushime

0

Nëse bjen shi gjatë pushimeve, është monotoni shumë e madhe, por ishulli italian ka një befasi për ju.
Andaj, ishulli Elba në Itali, ka vendosur që t’ju kthej disponimin, atyre që iu zë shiu nëse janë duke i kaluar aty pushimet, transmeton Telegrafi.

Në këtë ishull Italian që ndodhet në brigjet e Tuscany, ka nisur fushata ‘Elba No Rain’ që do të zgjatë deri në fund të muajit maj.

Për të marrë kompenzim në rast të rreshjeve, vizitorët duhet të qëndrojnë në hotele të certifikuara, si dhe të bëhen pjesë e kampanjës.

Mjafton që të bie shi dy orë pa ndërprerë dhe ata e kanë të paguar fjetjen, për një natë, por nuk është i përfshirë edhe ushqimi. Atyre iu rimburësohet i tërë pushimi, nëse për më shumë se dy ditë, bjen nga dy orë shi.

Fushata zgjatë deri më 31 maj, ndërsa është bërë që të zhvillohen sa më shumë pushimet jashtë sezonit. E njëjta, do të fillojë edhe me 15 shtator, deri në fund të muajit tetor.

Pas Sicilisë dhe Sardenjës, Elba është ishulli i tretë më i madh në Itali. Më së shumti është i njohur, për qëndrimin dhjetë mujor të perandorit francez Napoleon Bonaparta, kur ishte në ekzil prej Francës.

Turistët shumicën e kohës e kalojnë duke vizituar objektet e lashta, si dhe shtëpinë ku ka qëndruar perandori francez, me ndërtimet e epokës etruske.