Ismail Arsllani boton romanin “Gurë mbi Kala”

Iliria News Agency
Iliria News Agency

26/04/2023

Në këtë kontest të njohjes së rrethanave dhe fisnikërisë së njerëzve, Ismail Arsllani shpalon vlerat dhe angazhimet e qytetarisë, të relikteve autoktone, ose dukurive të tjera tipike shoqërore që kanë mbetur si organizëm i fuqishëm dhe i trashëguar nga e kaluara historike

Urim HASIPI

Tetovë, 25 prill – Një prurje e re në prozën shqipe, dhe stil të veçantë, vjen këtyre ditëve nga publicisti, romansieri dhe gazetari i mirënjohur tetovar, Ismail Arsllani, me titull “Gurë mbi Kala”. Autori ngrihet si një figurë krijuese në letërsinë e sotme bashkëkohore me vlera të mirëfillta dhe shpalos ngjarje reale të së kaluarës historike në këtë trevë të kasabasë së dikurshme te këmbët e Sharrit plak, i cili ruan kujtimet e asaj kohe përmes relikteve, të cilat edhe sot e kësaj dite i shohim syhapur te Kalaja mbi vetull të Tetovës, te rrjedha e lumit Shkumbin, te vreshtat me rrush të zi e gjetiu.

“Gjuha dhe stili i shkrimtarit është gërshetuar përgjatë gjithë mbarështimit të romanit, me një formë të butë letrare dhe të kuptueshme për gjithsecilin lexues. Si e tillë ajo të tërheq e të bën për vete, në çdo moment, me një qartësi që e lehtëson mënyrën e të kuptuarit të ngjarjes, andaj nuk është aspak e vështirë edhe në rastet kur autori i romanit përdor edhe orientalizma të shumtë, për ta bërë më interesante ngjarjen e të folmes së asaj kohe, por edhe për t’i përdorur, aty ku ka nevojë, metaforat dhe sintagmat e shumta që me aq mjeshtri stilistikore i vë në funksion, si një mjeshtër i mirë, thotë recensenti i librit”, Zeqir Kadriu.

Në këtë kontest të njohjes së rrethanave dhe fisnikërisë së njerëzve, Ismail Arsllani shpalon vlerat dhe angazhimet e qytetarisë, të relikteve autoktone, ose dukurive të tjera tipike shoqërore që kanë mbetur si organizëm i fuqishëm dhe i trashëguar nga e kaluara historike. “Kështu duke vizatuar karakteret e personazheve, qoftë ato pozitive apo negative, autori kërkon me zgjuarsi të vendos fakte historike të një etnie ekzistuese, në përputhje me njohuritë e tij artistike e estetike të kursyera dhe të grumbulluara me vëmendje, kryesisht për një të kaluar ndikuese kulturore, me tradita e zakone të bartura edhe në kohën tonë. Duke shfaqur vazhdimisht ngjarje dhe karaktere egosh të theksuara, me mjeshtëri narrative, autori, Ismail Arsllani, harmonizon lirinë shpirtërore të tij me mentalitetin e trashëguar nëpër rrjedhat e historisë së kësaj ane”, konsideron kritiku letrar, Remzi Salihu.

Romani më i ri “Gurë mbi kala” i Ismail Arsllanit, ka në brendi një lëmsh ngjarjesh të ndërlidhura njëra me tjetrën, të cilat ndërtojnë kompozicion formal të tërësisë, në strukturën e të rrëfyerit. Kemi të bëjmë me një model merceologjik, mal njohurish me informacion të duhur dijesh, kryesisht duke i lidhur ngjarjet e shumta me tërësinë, vëren kritiku Remzi Salihu, për të shtuar se këtu kemi të bëjmë me një ngjarje që ka ndodhur në të kaluarën, e cila del në skenë nga ditari i gjetur apo i fshehur në muret e kullës, e që bie në duart e narratorit Malësor Deda. Sipas tij, kemi të bëjmë me një parafiguracion, që ngërthen në vete dokumente letrare, burime historike apo edhe ndonjë rrëfim familjar, por nuk mbetet aty pa u ndërthurur edhe elementi i figuracionit artistik të rrjedhshëm gjuhësor, që ka të bëjë me botëkuptimin dhe fiksimin e autorit për këtë gjini letrare. (koha.mk)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

xhelal xheladini

Ndërroi jetë këngëtari kumanovar i hiteve të mëdha Xhelal Xheladini

Kurani

Në Shqipëri restaurohet Kurani 100-vjeçar

100-denar

MASH: Janë paguar bursat për nxënësit dhe studentët shfrytëzues të ri

Prof. Dr. Jusuf Zejneli

Emocionohet rektori i UT-së: Qytetarët lëshonin shtëpitë e tyre të fillon mësimi, nuk i ndalonte asgjë studentët..

anila aliu

23-vjeçarja shqiptare “pushton” skenat e botës, fiton çmim në zemër të Serbisë: Jam shumë krenare

albin kurti

Albin Kurti për gjuhën shqipe

tetova

Besa Dauti emërohet drejtoreshë në Galerinë e Arteve në Tetovë (FOTO)

sunaj-raimi

Puna e tre gjërave që e korisin burrin!

Adem-Demaci

Një pjesëz nga “Dashuria kuantike e Filanit”, shkruar nga Adem Demaçi

INFO

NA NDIQ