Ismail Kadare për AFP: Letërsia më dha mundësinë të kapërcej të pamundurën

ina-online
ina-online

17/10/2023

Tri pyetje për Ismail Kadare

Shkrimtari Ismail Kadare, disa herë kandidat për çmimin Nobel të Letërsisë, është një figurë madhore e letërsisë evropianë. Autor i shumë kryeveprave, të përkthyera në 40 gjuhë të botës ai ka pritur në shtëpinë e tij, në Tiranë AFP-në, pak orë para marrjes së titullit «Officer i madh i Legjonit të Nderit », nga presidentit francez Emmanuel Macron.

PYETJE: Çfarë është letërsia për Ju, i konsideruar si një nga shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë që ka jetuar e ka shkruar edhe në gjatë viteve të diktaturës komuniste?

PËRGJIGJE: Të shkruaje në diktaturë ka qenë e vështirë, thuajse e pamundur. E pamundur të shkruaje siç dëshiroje të shkruaje. Ja përse unë i jam mirënjohës letërsisë: Letërsia më dha mundësinë të kapërceja të pamundurën.

Ferri komuniste, si çdo ferr tjetër është mbytës në kuptimin më të keq të fjalës. Por letërsia arrin ta transformojë atë në një forcë jete, në një forcë mbi të cilën mbështetësh për të mbijetuar, për të mundur me kokën lart çdo gjë.

Unë kam qenë gjithmonë besnik i letërsisë, kam respektuar çdo herë veç urdhërat e saj, kam qenë thellësisht i lidhur me të, ajo ka qenë qëllimi i jetës sime, qëllimi absolut i jetës sime që ka bërë të mundur të kapërcej çdo vështirësi. Kur arti mbijeton, ky është një triumf, një fitore.

Dhe siç thotë Kundera: ‘Arti nuk triumfon kurrë kokëulur!’

Letërsia më ka dhënë çdo gjë që kam, me ka dhënë kuptimin e jetës, më ka dhënë guximin të luftoj ,të kem shprese, të ndjej gëzim, të kapërcej çdo gjë: Kjo është letërsia!

PYETJE: A është letërsia dashuria dashuria më e madhe e jetës suaj:

PËRGJIGJE: Letërsia është dashuria ime më e madhe, e vetmja, më e madhe se çdo gjë. Letërsia është gjithçka për mua, jeta ime, jeta e të tjerëve, jeta e të gjithëve.

Letërsia jeton paralelisht me botën, ecën me të, në krah të saj.

Ajo më ka dhënë gjithçka unë kam sot, ajo ka qenë dhe është kuptimi i jetë, ajo më ka dhënë kurajën për të qëndruar, shpirtin, frymën, lumturinë e shpresën. Gjithçka e bukur për mua është letërsia!

E mbaj me vete kudo, shkruaj gjithë kohën, hedh shënime, shkruaj tregime ,kam projekte për të botuar dorëshkrime po disa prej tyre duhet ti rishoh.

Çdo botim është për mua si një rilindje, kështu ka qenë gjithmonë. Letërsia është e ngjashme me ëndrrat. Letërsia ushqen shpirtin.

PYETJE : A jeni i trishtuar që nuk e keni marrë ende çmimin Nobel për letërsinë? Ju edhe këtë vit ishit një nga pak kandidatët e përzgjedhur ?

PËRGJIGJE: Çmimi Nobel është një nder që bota i bën artit dhe unë jam i nderuar që shumë herë kam që i përzgjedhur si kandidatët për këtë çmim gjë që sigurisht më prek dhe sigurisht më lumturon.

I vlerësoj shumë librat e mi, i nderoj shumë librat e mi jo vetëm se si autori por sepse ato i përkasin letërsisë shqipe . Ato janë pasuri, pjesë e të gjithëve.

Një shkrimtar për t’u ndjerë krenar dëshiron veç të kontribuojë në këtë pasuri .

Vepra ime është ajo e popullit tim, është letërsia shqipe dhe ajo nuk më takon mua ,ajo i takon shpirtit njerëzor, gjithë njerëzve të këtij vendi.

Shqipëria është një nga vendet më besnike të Europës dhe ashtu do të mbetet përherë dhe Franca është një nder vendet që ka vlerësuar letërsinë time e ky është padyshime një nder për mua.

Ne jemi bij të artit, ne i shpërbejmë artit. E për gjithçka unë kam bërë i jam mirënjohës artit. Forcës krijuese të tij. Ashtu si arti edhe shkrimtari nuk ka kurrë moshë./ AFP Briseida Mema

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_6975

Ferati: Ja kush qëndron pas protestave kundër paraleles shqipe në Çashkë

Screenshot_2023-12-04-17-44-56-605_com.facebook.katana-edit

Dua triumfon mes 30 mijë rivalëve në Dubai, 6-vjeçarja shqiptare gjeni në matematikë

kuvendi shqiperise incident rrahje

Kaos në Kuvend/ Deputetët e opozitës përplasen me Gardën, flakadanë dhe zjarr! Mbyllet seanca plenare

kuvendi shqiperise incident rrahje

Deputetët e opozitës në Shqipëri përplasen me Gardën te hyrja e Parlamentit

bekim fehmiu

Fahri Musliu: Bekimi është një vlerë e madhe kombëtare, nuk i meriton paragjykimet dhe injorimin institucional!

Klasa_zbrazet_Banka-600x347-1

Në SHF “Johan Hajnrih-Pestaloci” sot do të hapet libri i zisë

Sali Berisha

Kuvendi Kombëtar/ Me 938 vota pro, Sali Berisha është rikonfirmuar në krye të Partisë Demokratike

Liridona ademaj

​“Ndal femicidit, drejtësi për Liridonën”, sot mbahet një marsh-protestë në Tiranë

Samanta gjeci

Mediat italiane jehonë vajzës shqiptare: Të gjitha lëndët me nota 10 për dy vite radhazi

INFO

NA NDIQ