Ismet Bexheti: Këngët e para për luftën për liri i mësova nga babai im

Picture of designer@fetishimedia.ch

15/01/2022

Unë vij nga Kumanova, e cila ka shumë këngëtarë të mirë dhe që i kanë kënduar edhe trimërisë.

Si fëmijë “krahinat” i kam dëgjuar nga babai im, edhe në të gjallë edhe të incizuara. Pa dyshim që këto kanë lënë gjurmë në thellësinë e shpirtit tim dhe dikur e kam ndier obligim që të shpërfaq në atë frymë. Këngët e mia shpërthyen nivelin lokal, fillimisht, me albumin tim të parë “Çka ka hasmi”.

Unë nuk u ndala vetëm me albumin e parë, duke kërkuar frymëzim për luftën për liri. E pas çlirimit të Kosovës e deri sot vazhdoj të krijoj dhe të këndoj për ata që dhanë më të shtrenjtën për liri.

Motivi dhe shkëndija e parë për të krijuar këngë patriotike ishte rezistenca e Tahir Mehës në shtëpinë e vet në Prekaz, përballë një makinerie të plotë ushtarako-policore jugosllave. Këngën për Tahir Mehën e kam krijuar dhe kënduar me qëllim që nëpërmjet luftës së tij heroike në mbrojtje të pragut të shtëpisë, të përcjell mesazhin që shpirti luftarak dhe gjaku fisnik shqiptar ende frymon dhe jeton pothuaj në çdo shtëpi të shqiptarit.
Nëpërmjet këngëve përkushtuese patriotike kam vënë në pah simbolet e rezistencës, kushtrimin për liri, në raste të caktuara kam shprehur edhe mllefin “ku janë trimat, ku është lavdia?!”, gjithashtu në tekstet e mia përshkruhet ndjenja kulmore e humane e të qenit luftëtar i lirisë.

Unë nuk kam ndihmuar luftën çlirimtare, por e kam pasur obligim, sepse kam qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare. E pos tjerash, e ndiej veten të lumtur që e kam pasur fatin që komplet teknikën e radios ”Zëri i Kumanovës”, t’ia fal ushtrisë dhe popullit tim. Në kulmin e punës së Radio Zëri i Kumanovës, e kam ndërprerë sinjalin dhe komplet teknikën e saj e kam përcjellë për në vendin më të ndritshëm në Berishë, si “Kosova e lirë”, në mesin e luftëtarëve të lirisë.

Shumë gjenerata i kënduan lirisë, por nuk e përjetuan. Ne kënduam për lirinë, por dhe arritëm të këndojmë në liri. Kjo ndjenjë vështirë mund të përshkruhet me fjalë.

Kumanova ka dhënë shumë dëshmorë. Pa dyshim që Ismet Jashari është pishtar që i dha dritë edhe Kumanovës. Dhe kjo, jo vetëm mua, por çdo kumanovar e bën të ndihet krenar.

Këngëtarët duhet t’u këndojnë atyre që dhanë më të shtrenjtën për lirinë e Kosovës, jo për të kryer një borxh, por për të mbajtur të gjallë dashurinë ndaj atdheut dhe lirisë së fituar me jetën e çmuar të dëshmorëve. Kënga është gjëja më e vogël për dëshmorët, por kujtimi për ta përmes këngës duhet të jetë i përjetshëm.

Pjesë nga intervista e Ismet Bexhetit për Telegrafin.

TË FUNDIT

Klubi shqiptar emëron trajnerin serb, reagojnë tifozët

Haga ngrit aktakuzë të re ndaj Hashim Thaçit

Ja kush e ndaloi këngën “Mora Fjalë” në stadium, flet profesori i njohur

Në janar fillon zbatimi i huasë hungareze për kompanitë

VLEN “Problemet familjare” BDI të mos i shpalosë si tensione ndëretnike

E hëna ditë jo pune për të gjithë qytetarët në Maqedoninë e Veriut

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË