Këngëtari kumanovar Ismet Bexheti ka nxjerrë këngën e re të titulluar “Vajza e dëshmorit është ba nuse n’fustan t’bardhë” që emocionon shqiptarët gjithandej.
Kënga i dedikohet gjithë atyre familjeve të dëshmorëve dhe luftëtarëve që luftuan për liri dhe pavarësi.
“Fati dhe dëshira e prindërve-Njëri, për të dhënë jetën për t’u siguruar fëmijëve LIRINE, e tjetri për të sakrifikuar në jetë për t’i rrit femijët të lirë.
Kjo është këngë dhuratë që e kam krijuar dhe kënduar në rastin e martesës së bijes së deshmorit Agim B. Gashi”, ka shkruar Bexheti. (INA)