Isufi la gjurmë në gazetarinë shqiptare

Picture of ina-online
ina-online

24/06/2024

Shkruan: Vullnet Poshka

Me pikëllim të thellë mora lajmin për largimin e parakohshëm të mikut dhe kolegut Isuf Kadriu. Me të ndjerin kam bashkëpunuar gjatë, fillimisht në TVM dhe nga viti 2000 në Radio Evropa e Lirë.

I sapodiplomuar në Tiranë, Isufi filloi punën në televizion në departamentin e informacionit, ku që në fillim u shqua për profesionalizëm dhe përkushtim të pashembullt. Lajmet dhe kronikat e përgatitura nga Isufi ishin të zveshura nga subjektiviteti, ishin të plota e të gjithanshme, të balancuara e pa asnjë dozë komenti apo sugjerimi.

Isufi me objektivizëm të pashoq u qasej informacioneve dhe raporteve mbi refugjatët shqiptarë më 1999, duke mos e harruar në asnjë çast misionin e gazetarit. Isufi apo Cufa siç e thirrnim, ishte një gazetar, tek puna e të cilit nuk mund të gjeje të meta. I palodhur dhe i dedikuar ndaj profesionit, Isufi menjëherë fitoi besimin e të tjerëve, dhe brenda natës u bë gazetar model në departamentin e informacionit.

Isufi e deshte gazetarinë dhe punën e bënte me gjithë zemër. Kur venim për një kafe pas pune, ndodhte që ai nganjëherë i kritikonte mediat tjera, por e bënte këtë me buzëqeshje dhe me një dozë humori.

Bashkëpunimi ynë vazhdoi edhe në Radion Evropa e Lirë, ku Isufi mbeti një nga gazetarët më të preferuar. Raportet e tij ishin aktuale e të balancuara, gjithmonë objektive me një fjalë ishin referencë për korrespondentët tjerë.

Me të ndjerin kam kaluar shumë kohë bashkë dhe gjatë këtyre viteve Isufin e kisha krah të djathtë. Sot dekada më pas, akoma e kujtoj me admirim mikun tim, i cili la gjurmë të pashlyeshme në gazetarinë shqiptare. Isufi shkëlqeu si meteor në yjësinë e gazetarisë, në kohën kur ajo më së shumti kish nevojë për të. U prehtë në paqe!

Uashington DC

TË FUNDIT
3 minuta
Bashkëshortja e ish-ushtarit të UÇK-së tregon si u ndalua nga autoritetet në Maqedoni
26 minuta
Sadulla Duraku reagon për ndalimin e ushtarit të UÇK-së
1 orë
Kurti reagon për ndalimin e ushtarit të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut
2 orë
Bastisje në Strumicë, ndalohet një person
2 orë
LSDM: Të shtëna të reja në Çair, me VMRO-në rrugët janë bërë të pasigurta për qytetarët

ME TE LEXUARA

23 orë
Mbyllet pika kufitare “Bogorodica”, zjarr në anën greke
4 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
23 orë
Bekteshi: Sezona kalon, qytetarët ende presin kondicionerët dhe vauçerët për turizëm
3 orë
Mexhiti dhe Mickoski në Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC Summit) në Londër
23 orë
Mickoski: Në buxhetin e shtetit mungojnë para për çka organet e hetuesisë do të kenë shumë punë
2 orë
A do të vazhdojë Fatmir Bytyqi të jetë pjesë e LSDM-së?

LEXO MË SHUMË

arrest ushtar

Bashkëshortja e ish-ushtarit të UÇK-së tregon si u ndalua nga autoritetet në Maqedoni

sadulla duraki duraku

Sadulla Duraku reagon për ndalimin e ushtarit të UÇK-së

Kurti

Kurti reagon për ndalimin e ushtarit të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut

policia

Bastisje në Strumicë, ndalohet një person

LSDM

LSDM: Të shtëna të reja në Çair, me VMRO-në rrugët janë bërë të pasigurta për qytetarët

maqedoni-bullgari-780x439-1

Shkupi shpreson te Gjykata e Strasburgut

Fatmir-Bytyqi

A do të vazhdojë Fatmir Bytyqi të jetë pjesë e LSDM-së?

mexhiti mickoski

Mexhiti dhe Mickoski në Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC Summit) në Londër

moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

INFO

NA NDIQ