Itali/ Hapet shkolla shqipe në Bolonja

Iliria News Agency
Iliria News Agency

26 Prill, 2023

Në komunën Castenaso në provincën e Bolonjës në Itali, u inaugurua hapja e shkollës shqipe, një arritje e madhe për kombin dhe për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore, përmes gjuhës shqipe.

Projekti lindi nga komuniteti shqiptar që banon në këtë zonë, me mbështetje të shoqatave si “Korabi” drejtuar nga Astrit Poti, sipërmarrësve dhe aktorëve të shumtë, bashkëndarës të synimeve primare të kësaj nisme.

Shkolla fillimisht do të ketë si seli ambientet e qendrës sociale “Casa Sant’Anna”, dhënë në përdorim nga komuna e Castenasos.

Fjalimin e hapjes e mbajti Lauriana Sapienza, këshilltare e komunës së Castenasos për Politikat Sociale, Emigracionin dhe Inovacionin Digjital, e cila nënvizoi vlerat e çmuara kulturore dhe bukuritë natyrore të territoreve shqiptare. Ajo theksoi se kjo nismë ka vlera të mëdha dhe do kontribuojë jo vetëm në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare por edhe në përforcimin e miqësisë mes popujve.

Në inaugurimin e shkollës shqipe morën pjesë promotorët kryesorë: nga Roma – Lorik Cana, pasardhësi i Hasan Prishtinës – Mehmet Prishtina, nga Venecia – Muharem-Marco Salihu, sipërmarrës i njohur, si dhe personalitete të shquara nga Shqipëria, Kosova dhe arbëreshët e Italisë.

Shoqata “Korabi”, me një numër të madh vullnetarësh mërgimtarë shqiptarë të dekadave të fundit, por edhe të atyre shekullore si arbëreshët e Italisë, është dëshmi e krenarisë kombëtare dhe e shpresës së integrimit në Evropë përmes përforcimit të identitetit dhe të vlerave kulturore shqiptare./Diasporashqiptare

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shkolla-nxenes-klasa

Nisin aplikimet për certifikimin e mësuesve shqiptarë në Diasporë

Europoli

Europol arreston 33 persona, mes tyre dhe shqiptarë – Sekuestrohen 18.5 milion euro

policia-italiane

Aksident i rëndë në Itali, 37 vjeçarja shqiptare përfundon në spital

vetura kasamit zjarri

Gazetarit shqiptarë në Zvicër i digjet vetura, por fatmirësisht shpëton

avion-zvicer

Qytetari i Kosovës dëbohet 10 vjet nga Zvicra, ja arsyeja

austri

Përleshje mes shqiptarëve dhe serbëve në Austri

vatra

Tre breza tek Vatra ! Emocion dhe krenari…, “50-vjet nga Revolta e Spaçit”

gomone-emigrant-azil-britani-angli

Qeveria britanike nis fushatën reklamuese për të penguar emigrantët shqiptarë të shkojnë në Britani

joe haliti nazar mehmeti texas teksas

SHBA/Texas: Dhoma e Përfaqësuesve Rezolutë, për shqiptarin Joe Haliti për kontributin e tij në komunitet

INFO

NA NDIQ