Itali, personat që janë infektuar me Covid-19, do të marrin vetëm një dozë të vaksinës

Ministria italiane e Shëndetësisë tha se po shqyrtonte dhënien e vetëm një doze të vaksinës për qytetarët e këtij vendi që e kanë kaluar koronavirusin.

“Dhënia e një doze të vetme të vaksinës mund të konsiderohet për njerëzit që kanë qenë më parë të infektuar me koronavirus dhe që kanë pasur një rast simptomatik ose asimptomatik”, tha ministria e shëndetësisë.

Ky rekomandim vlen për njerëzit që janë diagnostikuar me infeksion tre ose gjashtë muaj më parë. Franca dhe Spanja njoftuan muajin e kaluar se do të konsideronin një taktikë të ngjashme dhe të gjitha indikacionet janë që qëllimi është të kursehen vaksinat dhe të forcohen rezervat, ndërsa vendet e Bashkimit Evropian po përpiqen të zbatojnë fushatat e tyre të vaksinimit. Italia, e cila ka rreth 60 milionë banorë ka shpenzuar 4.76 milionë doza vaksinash deri të enjten në mëngjes dhe rreth 1.5 milionë njerëz morën dy doza të rekomanduara.