Itali-Shqipëri, FSHF vjen më një lajm të rëndësishme për tifozët shqiptarë

Picture of ina-online
ina-online

14/06/2024

Shqipëria është gati për ndeshjen e parë në EURO 2024 ndaj Italisë.

Kuqezinjtë dhe Italia do të ndeshen nesër mbrëma në kuadër të Grupit B në Evropianin ‘Gjermani 2024’ që nis sonte.

Një sfidë me rëndësi maksimale, ndërsa stadiumi i Dortmundit pritet të pushtohet nga tifozët e shumtë shqiptarë për të përkrahur dhe mbështetur Kombëtaren kuqezi.

Atmosfera në stadiumin e Dortmundit pritet të jetë fantastike, ndërsa dyert për tifozët do të hapen 3 orë para fillimit të ndeshjes.

“Tifozë mos harroni që biletat ndodhen vetëm në aplikacionin ‘UEFA Mobile Tickets’ dhe përpara se të shkoni në stadium, sigurohuni që bateria juaj e telefonit të jetë plotësisht e mbushur. Kodi QR i biletës do të shfaqet pak përpara hapjes së dyerve në ditën e ndeshjes. Biletat tuaja do të kontrollohen nga stafi i stadiumit në vend kontrollin e biletave, skanojeni biletën dhe drejtohuni për në vendin tuaj. Hyrja D është zona e përcaktuar për tifozët kuqezi në stadiumin e Dortmundit, ndërsa në foton e mëposhtme mund të shihni skemën e plotë të stadiumit për të gjetur tribunën ku ndodhet bileta juaj”, thuhet në njoftimin e Federatës shqiptare të futbollit.

Gjithashtu sipas këtij njoftimi, të gjithë tifozët që do të ndjekin ndeshjen nga stadiumi duhet të respektojnë rregullat e përcaktuara nga UEFA për të shmangur çdo lloj problemi.

Në stadium ka disa rregulla strikte për tifozët. Disa janë paraqitur më poshtë, ndërsa mund të klikoni butonin “lista e plotë” për t’i shikuar të gjitha.

Çanta më të mëdha se madhësia A4 nuk do të lejohen në stadium.

Mund të sillni një karikues portabël me vete, jo më të madh se telefoni juaj.

Sigurohuni që të keni një lloj ID-je të vlefshme.

Të gjitha stadiumet e EURO 2024 janë vende ku nuk konsumohet duhan. Cigaret e zakonshme si dhe ato elektronike apo produkte të tjera duhani, që krijojnë tym nuk lejohen. Ju lutemi, tregoni kujdes ndaj tifozëve të tjerë.

Ndeshja Shqipëri-Itali fillon në orën 21:00.

TË FUNDIT
21 orë
Pesë ‘betejat’ më të rëndësishme që mund të vendosin fituesin e Euro 2024
22 orë
Diferenca në minuta mes Spanjës dhe Anglisë është skandaloze – analiza interesante dhe detaje rreth finales së Euro 2024
23 orë
Kush do ta fitojë Euro2024: Taktika, aftësitë individuale, apo të dyja bashkë – Flasin ekspertët
2 ditë
Dështimi i sulmuesve në Euro 2024 – çfarë thonë ekspertët dhe a ka ndryshuar tashmë loja
2 ditë
Finalja e Berlinit më 14 korrik, Southgate: Ndaj Spanjës duhet të jemi perfektë, që të ngremë trofeun

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

euro 2024 gjermani

Pesë ‘betejat’ më të rëndësishme që mund të vendosin fituesin e Euro 2024

spanja-vs-anglia-780x439

Diferenca në minuta mes Spanjës dhe Anglisë është skandaloze – analiza interesante dhe detaje rreth finales së Euro 2024

angli spanje

Kush do ta fitojë Euro2024: Taktika, aftësitë individuale, apo të dyja bashkë – Flasin ekspertët

sulmues

Dështimi i sulmuesve në Euro 2024 – çfarë thonë ekspertët dhe a ka ndryshuar tashmë loja

Anglia kane

Finalja e Berlinit më 14 korrik, Southgate: Ndaj Spanjës duhet të jemi perfektë, që të ngremë trofeun

coman-bajern-psg-

Luajti vetëm 15 minuta në Euro 2024, ylli i Francës po mendon pensionimin nga kombëtarja

euro 2024 gjermani

Zbulohet gjyqtari që do të vendosë drejtësi në finalen e “Euro 2024”

Luis de la Fuente

“Euro 2024”, De la Fuente: Na pret një finale e furishme Spanjë-Angli

Jurgen Klopp

SHBA-të me plan të qartë për Botërorin 2026, gati oferta për trajnerin e madh gjerman

INFO

NA NDIQ