Itali, vdes e rrahur egërsisht, prostituta shqiptare 20 vjeçe, jepet emri

0

Një prostitutë shqiptare 20 vjeçe, Angela Mecani, vdiq të dielën në mbrëmje, më 10 qershor 2018, në spitalin Santa Croce në Moncalieri pasi ishte flakur nga një makinë në rrugë në jug të Torinos, në zonën e Nichelino.

Ajo ishte shtruar në spital ku mbijetoi vetëm një ditë, pasi gjendja e saj ishte e rëndë. Sipas mjekëve, nuk ishte thjeshtë trauma e rënies për vdekjen e saj: ajo ishte rrahur fillimisht me egërsi, shkruajnë mediat italiane.Të shtunën në mbrëmje ajo u gjet nga një drejtues makine thuajse pa jetë në asfalt.

Një patrullë e Policisë Rrugore ndërhyri dhe e çoi çështjen tek hetuesit.  Tani për tani nuk dihet çfarë ka ndodhur: nëse ajo është eliminuar nga organizata për të cilën punonte apo apo kishte takuar klientin e gabuar.

Komentet

komentet