Itali/Zjarr në një nga fabrikat e evakuara nën urën Morandi

0

ITALI- Mëngjesin e sotëm në orën 7:30 një zjarr shpërtheu brenda një fabrike që ndodhet në zonën e rënies së urës Morandi në Genova. Fabrika është një prej objekteve që u evakuua më 14 gusht. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, ndërsa zjarrfikësit janë duke punuar në vend.

Sipas mediave italiane, situata është nën kontroll.
38 persona gjetën vdekjen pas shembjes së një pjese të urës Morandi në Genova, mes tyre 3 fëmijë, ndërsa rezultojnë mbi 10 të zhdukur. 15 janë të plagosur nga tragjedia e po kështu janë evakuuar nga zona poshtë urës mbi 630 persona.

Kërkimet për zhdukurit vazhdojnë ende, por nuk ka shpresa për të gjetur njerëz të gjallë.