Italia cakton datën se kur do të hapen aeroportet

0

Autoritetet italiane nuk kanë të ndalur me rikthimin e normalitetit, edhe pse trendi i koronavirusit është në përmasa të zakonshme, por me ulje graduale të shifrave.

Pas hapjes së shumë bizneseve, aktiviteteve të tjera, hapi i radhës është hapja e aeroporteve.

Ministrja e Transportit dhe Infrastrukturës, Paola De Michel theksoi dje se të gjitha aeroportet italiane do të jenë në gjendje të rihapen nga 3 qershori.

“Do të jetë e mundur të rihapen të gjitha aeroportet duke filluar nga 3 qershori, kur të lejohen sërish lëvizjet ndër-rajonale dhe ndërkombëtare”, tha ajo.

Qeveria italiane njoftoi të shtunën se do të rihapë kufijtë e saj për turistët nga Bashkimi Europian duke filluar nga 3 qershori dhe do të anulojë karantinën e detyrueshme për vizitorët e huaj në gadishull.

Italia, vendi i parë i prekur në Europë nga epidemia e koronavirusit, mbylli më 12 mars me dekret ministror shumë aeroporte. Aeroportet e tjera që mbetën të hapura, funksionuan në mënyrë të kufizuar. (INA)