Gennaro Gattuso është shumë pranë emërimit si trajneri i ri i ekipit kombëtar të Italisë, sipas raportimeve të Football Italia.
Pas largimit të Luciano Spallettit, Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka hyrë në bisedime të avancuara me ish-mesfushorin legjendar të Azzurrëve.
Do ketë garë të ndezur këtë vit, caktohet data për ceremoninë e “Topit të Artë”. Këtë herë ka vend edhe për Kosovën Gattuso ka zhvilluar takime me presidentin e FIGC-së, Gabriele Gravina, dhe shefin e delegacionit, Gianluigi Buffon, ku ka paraqitur vizionin e tij për të ardhmen e ekipit kombëtar.
Takimi kryesor mes palëve është mbajtur të enjten, dhe duket se ai ka bindur drejtuesit për të kaluar në fazën përfundimtare të negociatave.
Italia është aktualisht në kërkim të një drejtuesi të ri teknik pas largimit të Spallettit, i cili u shkëput nga detyra pas fitores 2-0 ndaj Moldavisë. Federata italiane raportohet se është e gatshme të finalizojë sa më parë marrëveshjen me Gattuson dhe ta zyrtarizojë në krye të pankinës së Azzurrëve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.