VIDEO/Italianët e bëjnë sërish! Vjedhin jastëkun dhe çarçafët në një hotel në Sarandë!

ina-online
ina-online

19 Gusht, 2023

Pas rastit kur 4 italianë ikën me vrap nga restoranti në Berat, për të mos paguar faturën 80 euro, një tjetër rast ka ndodhur në vendin tonë. Një tjetër video dëshmon se si është kryer vjedhja në një hotel në Sarandë.

Pronarët e hotelit kanë publikuar pamjet, për të denoncuar rastin kur turistët kanë vjedhur çarçaf, jastëk e peshqir. Video është publikuar nga “Saranda Web” dhe drejtuesit e hotelit shkruajnë si më poshtë:

“Ju lutem publikojeni videon, shikoni se si na vjedhin italianët. Vemi të pastrojmë dhomën dhe na mungon jastëku, kllëfi i jastëkut, çarçafi dhe nje peshqir. I lanë valixhet dhe erdhën ti marrin në orën 16 e 30 minuta. Kur u them se mungojnë në dhomë jasteku, peshqiri dhe çarçafi, thanë nuk dimë gjë. Një çantë e kishin marrë me vete, kur vajta dhe i thashë sille çantën e solli e kontrolluam dhe i gjetëm. Nuk u bëri fare përshtypje, vetëm thanë na falni dhe ne si gjithmonë kur kapim hajdutin e falim”.

Pak më herët, pronarët e restorantit në Berat bënë një reagim publik, nga ku falenderuan kryeministren italiane për pagesën, ndërsa kanë treguar se paratë do t’i ruajnë si kujtim kundër syrit të keq. Për pronarët, gjithë kjo zhurmë shërbeu për mirë, pasi iu bë një publicitet i madh qytetit të Beratit.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

universiteti tiranes

Sot nis viti i ri akademik/ 20 mijë studentë ulen për herë të parë në auditore, ‘Mjekësia’ paralajmëron bojkot

Enver Bytyqi

Bytyçi: Takimi sekret në New York me Vuçiqin tri ditë para sulmit, Ja pse duan KFOR ta marr kontrollin në veri

rinas aeroporti nene tereza

Aeroporti “Nënë Tereza” shifra rekorde, 5.2 milionë udhëtarë nga fillimi i vitit

ditmir bushati

Bushati: Shqipërisë nuk i takon t’i shkelë syrin Serbisë! Përpara se të jemi euroatlantikë, kemi interesat tona kombëtare

Edi Rama

Rama: Shqipëria i bashkohet thirrjes së Qeverisë së SHBA-së për deeskalim të menjëhershëm në kufi

durres-plazh-bregdet

Bumi turistik dështon të sjellë bum ekonomik

Edi Rama

​Rama shpjegon kërkesën që KFOR të marrë kontrollin në veri: Reagimet i quan dhimbshme e qesharake

edi rama

Rama në Berlin: Shqipëria, 100% jashtë ndikimit rus

policia italiane

Vritet me armë zjarri në rrugë 35-vjeçarja shqiptare në Firence

INFO

NA NDIQ