Italiani 73 vjeçar është trajneri i ri i kombëtares shqiptare

0

Trajneri i ri i Kombëtares do të jetë Edy Reja. Ai do të shoqërohet nga Armand Duka në konferencën e lajmëruar për mediat në orën 15:00. Reja, me një CV të pasur në Itali, do të zëvendësojë në stolin e kombëtares sonë, Christian Panuccin.

Ai është përzgjedhur nga një mori emrash që qarkulluan si pasardhës të Panuçit. Edi Reja numëron në karrierën e tij pankina si Lazio, Napoli, Cagliari, Bolonga apo Torino.

73-vjeçari nuk tregon skuadër që nga qershori i vitit 2016, kur mbylli aventurën me Atalantën.

Skema e tij e preferuar është 4-2-3-1, teksa në kohën që drejtonte Atalantën pjesë e formacionit të tij në fakt ishte edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për Berat Gjimshitin.