Italiani Bruno agjëron krejt Ramazanin deri tani, bashkë me Aliun nga Likova (Foto)

0

Ish ushtar në Irak

Sot kam kaluar 5 orë dhe një iftar “bukfalisht mbi mjegulla” me shokun tim Bruno, që po agjëron prej ditës parë të Ramazanit.
Ky thotë: kur pi ujë në iftar “uji është tjetër ujë”.

Bruno, një ish marins i Ushtrisë Italiane, pjesëmarës në luftën Irakut (1993) dhe në Somali. Ka studjuar në Londër e New York.
Njohës i mirë i politikës botërore.
Aktualisht merret me aspektin jetës, zhvillimin emocional dhe shpirtëror që, sipas tij, sot më së shumti ka nevojë njerëzimi.
Për çka jo nuk kemi folur…në realitet, unë më shumë kam pyetur.
Mundeni të paramendoni sa jemi kënaqur unë dhe fëmija im. Djali im tha, ja vlen me nejt me njerëz të tillë, 5 orë bisedë as një fjalë të kotë.

Sa i përket sjelljes së njerëzve, veç tjerash, ai thotë se egzistojnë dy kategori:
Ata që veprojnë horizontalisht, që dëshirojnë të gjithë njerëzit te jen të barabartë.
Dhe ata që i veprojnë vertikalisht, që duan çdo her të jen mbi të tjerët. Sa e vërtetë!

Ai, bëri edhe një metaforë shumë interessante, disa njerëz tha, jan më kafshë se kafshët. Fjalën e kishte për ata që kan pasuri per te jetuar per tër jeten e, megjithëatë, vazhdojnë të grumbullojnë miliona pa ndonjë arsye objektive, i vjen tha, sikur luani në savan çdo ditë të mbyste nga 1000 kapëroj dhe ti mbledhë pranë veti…Kush është më kafshë?

Të dashur miq, siç thonë ke ne, këtij i mungonte vetëm shahadeti!

(Ali Ibrahimi/ Tiçino, Zvicër)/ Lajmpress