Italiani paguan shqiptaren 5 mijë euro për t’i vrarë vëllanë

0

Një italian ka ofruar 5 mijë euro që një shqiptare dhe djali i saj të vrasin vëllain e tij biologjik për shkaqe ekonomike dhe të një konflikti trashëgimie.

Mediat italiane shkruajnë se Maurizio Correra, 53 vjeç, i kishte paguar pesë mijë euro, duke i dhënë edhe pistoletën, një gruaje 60-vjeçare, Haxhire Tusha, dhe djalit të saj, Shpëtim Rivzani, 24, të dy emigrantë shqiptarë.

Më 27 mars, në orën tetë të mëngjesit, teksa Massimo Correra, mjek kartiolog, doli nga shtëpia bashkë me djalin, minoren, gruaja shtiu dy herë drejt tij me pistoletë por askush nuk u lëndua.

Policia ka vënë në pranga dy shqiptarët për tentativë vrasje.

Komentet

komentet