ITSHKSH shpalosi qendrën “Qiriazët” në Manastir dhe dhuruan libra për Muzeun e Alfabetit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

23 Mars, 2023

Sot Muzeun e Alfabetit në Manastir e vizitoi një delegacion i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, i kryesuar nga drejtori, Dr. Skender Asani.

Me këtë rast Bibliotekës së Muzeut të Alfabetit iu dhuruan qindra libra, ndërsa po aty edhe zyrtarisht u shpalos vendimi i Qeverisë së Republikës
së Maqedonisë së Veriut që në Manastir të themelohet Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore “Qiriazët”.

Delegacioni u prit nga drejtori i Muzeut të Alfabetit, Zait Aliu, i cili e falënderoi drejtorin dhe Institutin për librat e dhuruara, një traditë
kjo që nga viti 2010 e këndej, ndërsa u shpreh me vlerësimet më të larta për themelimin e qendrës rajonale të trashëgimisë kulturore në Manastir.

Duke i dhuruar librat, drejtori i Institutit, Dr. Skender Asani, tha se: “Qeveria ka vendosur pozitivisht përkitazi me kërkesën e Institutit për
themelimin e disa qendrave rajonale të trashëgimisë kulturore, ndër të cilat do të jetë edhe kjo e Manastirit, e cila do ta mbajë emrin “Qiriazët”. Në këtë mënyrë ne po vendosim themele të shëndosha dhe të sigurta të trajtimit, mbledhjes dhe studimit të trashëgimisë kulturore të zonës së Pelagonisë, ndërsa emërtimi i saj me emrin e familjes së madhe “Qiriazët” është edhe një nder që i bëhet kësaj familjeje, kjo si meritë për kontributin e madh që e kanë dhënë ata për arsimin dhe kulturën shqiptare.

Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe një pinjoll i familjes Qiriazi, Oliver Qiriazi, i cili u shpreh i kënaqur që Instituti i Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup shfaq kujdes për familjen Qiriazi dhe pikërisht me emrin e saj ka vendosur ta themelojë një institucion të trashëgimisë kulturore.

Kjo ngjarje përkon edhe me 115-vjetorin e mbajtjes së Kongresit të Alfabetit, që do të shënohet në vjeshtën e këtij viti.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

gjobaa

183 gjoba në Shkup, 55 për tejkalim të shpejtësisë

shkupi

Turqia dhe Maqedonia, shpenzime më të ulëta për jetesë në Evropë

bit-pazar

Sot ndërpritet masa e Qeverisë për ngrirje të çmimeve

rron gjinovci

VIDEO/Gjinovci: Mendësia feudale jo vetëm në Kosovë, paramendoni Ali Ahmeti selinë e ka në një katund në Tetovë

Kuvendi

Caktohen vazhdimet e tre seancave plenare

Grubi korridori 8

Fillojnë punët për ndërtimin e Korridorit 8

Polici-a-2-750x430

Aksident i rëndë në rrugën Ohër- Kërçovë, një i vdekur dhe disa të lënduar

dimitar kovacevski

Kryeministri Kovaçevski në takim të Komunitetit Politik Ndërkombëtar në Kishinjev

lumturi-gezim

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

INFO

NA NDIQ