Ivan Duque betohet si president i ri i Kolumbisë

0

Ivan Duque ka bërë betimin si president i ri i Kolumbisë, duke u zotuar se do ta bashkojë shtetin si dhe do të përmirësojë rritjen ekonomike.

Politikani konservator ka fituar zgjedhjet në muajin qershor, pas një fushate përçarëse, në të cilin ka triumfuar ndaj rivalit të tij të krahut të majtë, Gustavo Petro.

Gjatë fjalimit të tij në ceremoninë inauguruese, ish-avokati ka premtuar se do ta luftojë korrupsionin dhe do ta forcojë ekonominë.

Lideri po ashtu është zotuar se do ta ndryshojë marrëveshjen për paqe me grupin rebel, Farc.

Presidenti në shkuarje i këtij vendi, Juan Manuel Santos i ka bërë thirrje Duques që të respektojë marrëveshjen, e cila është negociuar më 2016, duke i dhënë fund një konflikti civil që ka zgjatur për pesë dekada.

Forcat Revolucionare të Armatosura të Kolumbisë, (Farc), tani janë shndërruar në parti politike. Një pjesë e anëtarëve të saj kanë fituar ulëse në parlament muajin e kaluar, për shkak të kushteve paraprake që u sigurojnë atyre përfaqësim në parlament.

Komentet

komentet