Ivanov nuk e pranon marrëveshjen me Greqinë/VIDEO

0

Presidenti Gjorge Ivanov njoftoi se nuk do ta mbështesë dhe nuk do ta nënshkruaj marrëveshjen me Greqinë për emrin. Ai shtoi se kjo marrëveshje është e dëmshme dhe e keqe për vendin dhe historinë 73 vjeçare.

Ai tha se tërë procesi i negociatave është zhvilluar në mënyrë të papërgjegjshme dhe jotransparente, ku Qeveria nuk arriti të sigurojë koncensus.

Ivanov nënvizoi se në takimin me Zaev dhe ministrin e jashtëm Nikola Dimitrov i ka bërë të ditur atyre se kjo është marrëveshje e tyre personale, vendim i tyre personal dhe përgjegjësi e tyre.

“Teksti i marrëveshjes është humbës. Nuk është e dinjitetshme të pranohen të gjitha kërkesat dhe ultimatumet e Greqisë. Me këtë marrëveshje happen shumë cështje, se sa mbyllen. Atë që e bënë me maqedonasit në Greqi, tanië po tentojnë ta bëjnë me maqedonasit në Maqedoni”, theksoi Ivanov. Presidenti shtoi se me marrëveshjen shlyhet historia e tyre dhe se BE dhe NATO nuk guxojnë të jenë alibi për pasojat e dëmshme.

Si përfundim ai i bëri thirrje gjithë popullit maqedonas, kudo që ndodhet të mos frikohen sepse ai nuk do të bie pre e asnjë kërcënimi apo shtypje që të tërhiqet nga qëndrimi i tij.

Drejtpërdrejtë nga presidenca, Ivanov flet për marrëveshjen

Gepostet von Alsat-M.TV am Mittwoch, 13. Juni 2018

Komentet

komentet