Ivanov nuk pranon zgjidhje “erga omnes” për emrin

Zgjidhja e çështjes së emrit që do të përmbaj erga omnes, nuk do të jetë e pranueshme për presidentin e shtetit, Gjorge Ivanov. Kjo u bë e ditur sot nga kabineti i tij.

“Qëndrimi i Presidentit Ivanov është principiel, njëherit edhe konsiztent me qëndrimet e të gjithë presidenteve të deritanishëm të Maqedonisë. Ky qëndrim është se presidenti Ivanov nuk pranon zgjidhje për emrin për përdorim të përgjithshëm ose erga omens”, kanë thënë nga kabineti i presidentit.

Lidhur me procesin e negociatave për emrin, Ivanov nesër do të realizoj takim me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov./