Ivanov i zënë “pisk”, Kushtetuta e detyron ta nënshkruajë Ligjin për gjuhët

0

Pas miratimit në lexim të tretë në Kuvend të ligjit për përdorimin e gjuhëve, presidenti Gjorgji Ivanov tani është i detyruar që ta dekretojë të njëjtin dhe nuk ka të drejtë më të refuzojë siç kishte në fazën e dytë. Këtë e obligon në mënyrë decide neni 75 i Kushtetutës së vendit.

NENI 75 I KUSHTETUTËS SË MAQEDONISË: “Ligjet shpallen me dekret. Dekretin për fuqizimin e ligjit e nënshkruajnë kryetari i Republikës dhe kryetari i Kuvendit. Kryetari i Republikës mund të vendos të mos e nënshkruaj dekretin për shpalljen e ligjit. Kuvendi përsëri e shqyrton ligjin dhe nëse e miraton me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve, kryetari i Republikës është i obliguar ta nënshkruajë dekretin.”

Nga ana tjetër edhe vetë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në konferencën e mbajtur pas miratimit të ligjit tha se kreu i shtetit as tani dhe as në fazën e parë nuk ka pasur të drejtë të vlerësojë kushtetueshmërnë e ligjit. I vetmi organ që ka të drejtë për interpretime të tilla tha ai është Gjykata Kushtetuese.

TALAT XHAFERI, KRYETAR I KUVENDIT: “Për procedurat dhe për vlerësimin e kushtetueshmërisë së ligjeve që miratohen në Kuvend e vetmja kompetencë në këtë shtet sipas Kushtetutës është kompetencë e Gjykatës Kushtetuese në procedurë adekuate pasi të miatohet një ligj në Kuvend, të sillet gjykim në procedurë adekuate nëse ligjet e miratuara kanë problem me Kushtetutën ose jo. Ajo kompetencë nuk I taon askujt tjetër e aq më pak I takon Kuvendit për faktin se në procedurë ligjore I vetmi organ në Kuvend për të vlerësuar përputhje të propozim ligjit me Kushtetutë është komisioni juridikoligjvënës.”

Xhaferi tha se edhe në fazën e parë në komisionin juridiko ligjvënës në Kuvend propozim ligji është miratuar dhe nuk janë konstatuar kundërshtime me Kushtetutën e vendit. Duke u mbështetur në moskompetencën e presidentit për të vlerësuar kushtetueshmërinë e ligjit, Xhaferi tha se janë hedhur edhe amendamentet e VMRO-DPMNE-së pasi ato i dedikoheshin pikërisht vlerësimit të presidentit që tha se ishte në kundërshtim me Kushtetutën.