Ivanovi mund të përfundojë me pesë vjet…

0

Presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov po i shkruhet fati i zi pas kokfortësisë së tij duke e shkelur Kushtetutën. Pasi ishte pjesëmarrës në hapjen e aeroportit ndërkombëtar të Stambollit me ftesë të presidentit Erdogan, Ivanov me të kthyer në Maqedoni iu kumtua lajmi se ndaj tij janë ngritur dy padi penale.

Njëra padi ka të bëjë me mosnënshkrimin e “Ligjit për gjuhët”, i cili e bën gjuhën shqipe gjuhë zyrtare, dhe tjetra padi është ngritur për shkak të mosnënshkrimit të “Marrëveshjes së Prespës”, e cila ia ndryshon emrin Maqedonisë.

Ivanovi, i cili dikur i amnistonte bashkëpartiakët e tij, tani kur nuk ka më kontrollë ndaj prokurorisë ose Gjykatës Kushtetuese, ai mund të dënohet me pesë vite burg, aq sa parasheh ligji për shkelje të Kushtetutës në formën e lartëpërmendur, transmeton “Zhurnal”.

Ekspertët theksojnë për “Zhurnal” se presidenti i ka shkaktuar dëm të madh imazhit të Maqedonisë, e posaçërisht me fjalimin e tij në OKB ndikoi tek mendjet e turbullta që janë kundër integrimit të vendit në NATO dhe BE.