Ivanovska: Lufta kundër korrupsionit është vetëm deklarative

ina-online
ina-online

19 Shtator, 2023

Nuk ndalen kritikat e ashpra për ndryshimet në Kodin Penal. Sipas kryetares së Komisionit Kundër Korrupsionit, Biljana Ivanovska, me ndryshimet sërish është keqpërdorur mundësia e miratimit të legjislacionit me procedurë të shkurtuar dhe se ndryshimet në Kod do të kontribuojnë në mosndëshkim më të madh.

“Të gjitha ato që dëgjojmë nga bartësit e funksioneve publike, se janë të gatshëm të luftojnë korrupsionin, tashmë e konsiderojmë se është vetëm deklarative. Për shkak se kjo vetëm nxit korrupsionin, rrit mundësinë e tregtimit të ndikimin dhe pazareve partiake”, deklaroi Biljana Ivanovska, kryetare e KSHPK-së.

Sipas Ivanovskës, ndryshimet janë të nxituara. Ajo thotë se në vend që të ulet dënimi për ata që kanë shkelur ligjin, duhet të ketë reperkusione për gjykatësit dhe prokurorët që nuk veprojnë në afatet e përcaktuara.

“Përkundrazi, me zgjidhje të tilla, personave të korruptuar në shtet iu përcjellim vetëm mesazh se korrupsioni ka leverdi”, tha Biljana Ivanovska – kryetare e KSHPK-së.

Nga ana tjetër, ekspertët thonë se me ndryshimet qytetarët do të raportojnë gjithnjë e më pak korrupsion. Nga Lidhja e juristëve vlerësojnë se fillimisht është dashur të matet dëmi social, sidomos kur bëhet fjalë për lëndët e vështira të iniciuara nga ish PSP-ja.

“Kemi TNT, Talir, Thesari, Dizajn, Toplik, Titanik, Tenderat, Titanik 2, Trajektorja, Shkallët spanjolle, Target-Fortesa dhe rastin e Stevçe Jakimovskit. Më shumë se 80 persona të akuzuar në këto raste nuk do të ndiqen penalisht”, u shpreh Aleksandra Cvetanovska – Shoqata “Juristët e rinj.”

Drejtori i Institutit Nacional Demokratik Amerikan, Robert Skot, në debatin e iniciuar nga organizata joqeveritare “Solucia”, vlerësoi se ndryshimet janë bërë me nxitim pa u konsultuar me ekspertë dhe pa organizuar debat të gjerë publik. /alsat.mk

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

durmo llaskarc

Si mundet që rasti i “Llaskarcës” ku pati viktima, të zgjasë me vite? – pyet gjykatësja e Kushtetueses, Kacarska

Ali Ahmeti

Ahmeti: Pranoj rivalitetin, por jo deri në armiqësi

Irina Panovska Stavridis

Skandal në Klinikën e hematologjisë në Shkup: Drejtoresha i jep tender mbi 3 milionë euro babait të saj

merko

Merko tanimë 3 muaj në “Listën e Zezë”, asnjë rast nuk ka marrë epilog

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Ligji për amnisti do të dorëzohet në Kuvend, lirim i plotë për dënimet me burg deri në 6 muaj, nuk ka amnisti për veprat e rënda penale

kasami kercenohet

Deputeti serb nga Kumanova paralajmëron Kasamin: Mos i hedhë benzinë zjarrit! (FOTO)

Jeton Shaqiri

Shaqiri: Të gjitha tekstet për klasën e tretë janë dorëzuar nëpër shkolla

mexhiti grubi

“Analfabetizëm, as edhe fotoshopin s’dijnë ta bëjnë”, Grubi reagon

bojan mariciq maricic

Mariçiq: Holanda është e shqetësuar për “Kodin Penal”

INFO

NA NDIQ