Ivo Andriç-it t’i merret Çmimi Nobel për Letërsi

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

09/01/2023

SHOQATA AKADEMIKE E SHQIPTARËVE PËR SHKENCË DHE ART – TETOVË

Dërguar te The Swedish Academy, The Nobel Prize laureates, [email protected]

Akademia e për Shkencë dhe Art e Shqiptarëve në RMV, ngre iniciativën që Nobelistit serb, Ivo Andriq t’i merret Çmimi Nobel për Letërsi.

Barikadat e fundit serbe, në Veriun e Republikës së Kosovës, ankesat e vazhdueshme e Presidentit serb Vuçiç, se shqiptarët planifikoјnë që t’i dëbojnë serbët nga vatrat e tyre, në Kosovën veriore, na shtyjnë që të mendojmë se, në të vërtetë, kush kë ka dashur ta shpërngul nga Kosova.

Analiza kritike e fakteve historike na jep të dhëna të mjaftueshme se shkrimtari serb, dikur diplomat i lartë i Mbretërisë së Jugosllavisë dhe zëvendës minister, Ivo Andriç, në janar të vitit 1939, me kërkesë të Qeverisë, hartoi Projektin famoz për zgjidhjen e “Problemit të Kosovës”. Ai propozoi dëbimin e popullsisë shqiptare në Turqi, sikurse dhe ndarjen e Shqipërisë mes Jugosllavisë dhe Italisë, sipas të cilit Serbia do të merrte Shqipërinë e Veriut dhe portin e Durrësit!

Raporti i Andriç-it, i shkruar më 30 janar 1939, ruhet në Arkivin e Serbisë – “Fondi Milan Stojadinoviq”, kutia 37. Ky Projekt është botuar për herë të parë në “Revista e historisë bashkëkohore”, 1977, IX, nr. 2 (24), f. 77-89, nga historiani kroat Bogdan Krizman, i cili ishte redaktori i këtij buletini. (https://www.sd.rs/vesti/kosovo/ivo).

Sipas Nobelistit serb, me ndarjen e Shqipërisë do të zhdukej qendra tërheqëse për minoritetin shqiptar në Kosovë, e cila do të asimilohej më lehtë në rrethana të reja. Po ashtu Serbia do të merrte edhe 200.000-300.000 shqiptarë nga tokat e ndara nga Shqipëria, të cilat janë kryesisht katolikë romanë. Edhe çështja e dëbimit të Arbanasve myslimanë (emërtimi i shqiptarëve nga serbet deri në vitin 1941), në Turqi do të kryhej në rrethana të reja, sepse nuk do të kishte veprime më të forta për ta parandaluar atë – sugjeroi Andriç, për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Konventa Jugoslave turke e vitit 1938 dhe vazhdimësia e saj, e vitit 1953 ( Bajrami, H., 2001, f. 259-305). Se sa kanë qenë përmasat e shpërnguljes flet fakti se sipas Regjistrimit të popullsisë të vitit 1953, nga Maqedonia për Turqi janë shpërngulur 15,6% e numrit të përgjithshëm të popullsisë, që ishte 1.304.514 (https://pescanik.net), ose 203504 persona të shpërngulur.

Pra, kemi të bëjmë me një represion shtetëtor në vazhdimësi për popullatës jo-sllave, duke e theksuar veçmas për Arbanasët, kurse Andriç këtë aktivitet do ta ndjek nga 26 shtatori 1935 me letrën që i dërgon Ambasadës së Jugosllavisë në Ankara.

Për këtë qëllim, në Qeverinë serbe është organizuar Konferencë inter-ministrore, ku janë formuar komitete dhe plane aksionale veprimi për shërngulje, duke theksuar se, në kufirin me Shqipërinë ka një popullsi kompakte shqiptarët, e cila paraqet rrezik për Serbinë, në planin politiko-ushtarak (Pezo E.1992, f. 134-135).

Për këtë, janë ruajtur dy raporte të brendshme, një ishte Memorandumi famëkeq i Vasa Cubriloviqiti cili u përgaditë për Kryeminstrin Stojadinovic dhe mbante titullin (Isterivanje Arnauta (Dëbimi i shqiptarëve )

Studimi i Nobelist-it, Andriç, për çështjen shqiptare, është botuar për herë të pare, në v. 1977, në “Journal of Contemporary History”, të Zagrebit.

Menjëherë pas kësaj, ka ardhur një kërkesë nga shqiptarët e Kosovës, që veprat e Andriç-it të fshihen nga planprogrami për mësimin e letërsisë. Projekti i Nobelistit gjendet në Arkivin e Serbisë me titull pune “Referat i z. Andriç, 30 janar 1939”, me gjithsej 20734 karaktere. (Krizamn, B.,1977,f.80)

Projekti i Andriç-it pati ndikim tepër negativ në Sanxhak, Kosovë dhe Maqedoni, ku me represion shtetëror, shqiptarëve në veçanti u është mveshur armbajtja, u merreshin tokat, të cilat u jepeshin kolonistëve serb, shqiptarët dënoheshin pa kurfarë faji, paguanin taksa të larta, e zullume të tjera të papara për qytetërimin evropian. Nga politika antishqiptare shtetërore, sistematikisht janë dëbuar me qindra mijëra shqiptarë nga trojet etnike.

Në Projektin famëkeq, thuhet se, “Marrja e Shkodrës, në atë rast mund të kishte një rëndësi të madhe morale dhe ekonomike”. Kjo do të na mundësonte kryerjen e punëve të mëdha hidroteknike dhe marrjen e tokës pjellore për ushqimin e Malit të Zi. “Shqipëria e Veriut brenda Jugosllavisë do të mundësonte krijimin e lidhjeve të reja, të trafikut ndërmjet Serbisë veriore dhe jugore me Adriatikun”, ka shkruar Andriç.

Në arsyetimin e Akademisë tuaj për çmimin që i keni ndarë, ndër të tjera thuhet se, “… Veprat e Andriç-it, duke përfshirë romanin e tij “Na Drini çuprija”, (Ura mbi Drinë), ndriçohen fatet e individëve në një sfond historik, kulturor dhe fetar. Tregimet e tij jo vetëm që përcjellin dashuri të madhe për njerëzit, por gjithashtu përshkruajnë dhunën dhe mizorinë…(https://www.nobelprize.org). Pikërisht, Ivo Andriç dhe Projekti i tij dhe të bashkëmendimtarëve, ishin shkak për shkeljen e të drejtave të njeriut, dhunë, shfarosjen dhe pastrimin etnik masiv të boshjakëve dhe shqiptarëve, e që nxiteshin nga serbët, nga viti 1930, në mënyrë sistematike dhe të vrazhdë, në periudhën 1992-1999, gjatë lufërave në ish-Jugosllavi. Pra, mizori e përmasave të mëdha hapsinore dhe kohore, në Evropën e qytetëruar.

I lutemi Akadamisë Suedeze, seksionit për letërsi, e cila ka një histori dhe një mision të çmuar për humanizmin dhe të mirën e civilizimit, seriozisht ta shqyrtojë Kërkesën tonë.

Çmimi Nobël nuk u takon njerëzve, të cilët si shkrimtarë kanë përkrahur dhe përgatitur plane për shpërngulje dhe gjenocid. Te Andriç-i dhe veprat e tij, nuk mund të gjejmë një fjali për tolerance ndër-etnike, një fjali që do të nxit bashkëjetesën në mes kulturave, feve, etnive, etj. Përkundrazi ai ka përkrahur politikat e shfarosjes, ndryshimin e kufijve, dëbimit dhe represionin shtetëror kundër boshnjakëve dhe veçmas kundër shqiptarëve. Planet e tilla ende gjallojnë në Serbi. Si rrjedhim i këtyre njerëzve dhe ideve të tyre, kishim gjenocidin e Srebrenicës, të Raçakut e vende të tjera të Kosovës, para syve të tërë evropianëve dhe botës së lirë. Si dëshmi, posedojmë Vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare, të Hagës.

Çmimi Nobel nuk u takon shkrimtarëve, të cilët në veprat dhe në jetën e tyre nuk promovojnë bashkëpunimin në mes popujve, kulturave, gjuhëve, etnive… Pikërisht, te veprimtaria e Andriç-it nuk ekziston fryma e demokracisë liberale apo fryma e barazisë. Pra, personaliteti i tij bie ndesh me vlerat thelbësore të qytetërimit evropiane.

Kosova dhe Sanxhaku ende janë në trysni të pëhershëm të politikave shtetërore serbo-mëdha. Serbia vazhdon, ashtu siç ka qenë çdo-herë, e lidhur me krimin dhe anti-evropiane, gjë që dëshmon lidhjen e saj me agresorët rus, kundër popullit liridashës ukranias.

Krimet kundër njerëzimit аsnjëherë nuk vjetërohen, prandaj në vazhdimësi ato duhet hulumtuar dhe dënuar.

Ne, për Kërkesën tonë, do ju sigurojmë dëshmi të reja plotësuese nga Arkivat Serbe, Kroate, Boshjake dhe Kosovare.

Me respekt.

Shkup, 05 Janar 2023

Akademia Shqiptare për Shkencë dhe Art në RMV

Kryetar:

Prof. Dr. Hasan Jashari

TË FUNDIT
6 orë
Arben Taravari: Ta mbështesim fuqishëm Muharrem Salihun për eurodeputet
8 orë
Geer: Qeveria e re ta vazhdojë rrugën europiane të vendit
9 orë
Visar Ademi: Për fat të keq në 20 vitet e kaluara politikanët shqiptarë më tepër kanë shikuar llogaritë e tyre bankare se sa të drejtat tona
9 orë
Ministria e Drejtësisë: Dënojmë gjuhën denigruese të VMRO-së ndaj institucioneve shtetërore
10 orë
Qeveria e re do të shtohet me ministri të reja

ME TE LEXUARA

20 orë
Kjo është përbërja e mundshme e Qeverisë së re, TV 24 nxjerrë emra
17 orë
Ahmeti porosi Mickoskit: Nuk na dridhet qerpiku sepse jemi në të drejtë
12 orë
VLEN do të shndërrohet në një parti politike?! Kush do të jetë kryetar i partisë?
19 orë
Arrestohet kërçovari që kishte ikur nga burgu i Idrizovës
17 orë
Meta uron Gashin, kryeparlamentarin e ri të Maqedonisë së Veriut
12 orë
VMRO-DPMNE: Kacarska ka lënë një faqe të zezë në historinë e Gjykatën Kushtetuese
19 orë
Ahmeti sot do ti shpalos hapat e ardhshëm të Frontit Evropian

LEXO MË SHUMË

IMG_2555

Arben Taravari: Ta mbështesim fuqishëm Muharrem Salihun për eurodeputet

dejvid daviv gir geer

Geer: Qeveria e re ta vazhdojë rrugën europiane të vendit

IMG_2550

Visar Ademi: Për fat të keq në 20 vitet e kaluara politikanët shqiptarë më tepër kanë shikuar llogaritë e tyre bankare se sa të drejtat tona

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Ministria e Drejtësisë: Dënojmë gjuhën denigruese të VMRO-së ndaj institucioneve shtetërore

qeveria-750x430

Qeveria e re do të shtohet me ministri të reja

vmro

VMRO-DPMNE: Kacarska ka lënë një faqe të zezë në historinë e Gjykatën Kushtetuese

vlen gashi kasami mexhiti taravari

VLEN do të shndërrohet në një parti politike?! Kush do të jetë kryetar i partisë?

qeveria

Nga sot vijon të rrjedhë afati dhjetëditor për formimin e Qeverisë

fronti evropian vlen

VLEN: BDI të reformohet, e jo të bojkotojë

INFO

NA NDIQ