Izet Mexhiti ka një mesazh nga Gostivari

INA
INA

7 Korrik, 2023

“Rrugëtimi ynë i sinqertë vazhdon!” Kështu është shprehur sonte nga Gostivari, udhëheqësi i Grupit të Zjarrit, Izet Mexhiti.

“Sonte jemi në qytetin e Gostivarit bashkë me Bashkim Hasanin, Visar Ganiun, Muhamet Ametin përndryshe koordinator për qytetin e Tetovës, Saranda Imerin – sekretere për barazi gjinore, Resmi Ejupin, Besim Kokën, Mersel Sadikun dhe Gazmend Sejfulin.
Të gjithë bashkë, unanimisht vendosëm që për koordinator për Gostivarin ta zgjedhim aktivistin dhe funksionarin e dalluar dhe ish kryetarin e Degës së Gostivarit Bashkim Hasanin, ndërsa koordinatorë për Çairin vendosëm të jenë Visar Ganiu kryetar aktual i Komunës së Çairit për zonën zgjedhore 1, dhe Besim Koka ish funksionar për zonën zgjedhore 2, që të tre të dëshmuar për kapacitetin e tyre të lartë inkluziv në përafrimin e kuadrove dhe të hapur për të gjithë.
Mes tjerash, konstatim i përbashkët është që t’i ftojmë të gjithë ata me qëllim të mirë, pa përjashtim, profesionistë, intelektual, biznesmenë, arsimdashës, sportistë, njerëz të kulturës, gjithashtu edhe eksponentë që kanë qenë kritik në të kaluarën, që të na bashkangjiten në rrugëtimin tonë të sinqertë!
Dua që t’ju faleminderohem nga zemra të gjithve për mbështetjen e sinqertë duke potencuar se ne nuk do të shmangemi nga rruga që e kemi zgjedhur sepse jemi në të drejtën tonë.
Zoti na ndihmoftë!”, ka shkruar ai. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

artan grubi

Grubi: Tentativë për të nxitur krizë dhe destabilizim të situatës

dimitar kovacevski

Kovaçevski dënon ngjarjet në veriun e Kosovës

policia-haracine

Vrasje e dyfishtë në Maqedoni, vëllai vret vëllanë dhe kunatën

wagner-vagner-kosovo

Ai është i pranishëm grupi mercenarë Wagner?

Kasami

Kasami: Sulmi në Veri të Kosovës, është sulm terrorist

Ali Ahmeti

Ali Ahmeti: Dënoj sulmin vrastar ndaj policisë së Kosovës, destabilizon rajonin

Arben Taravari

Taravari: Dënoj me ashpërsi sulmin e kryer ndaj policisë së shtetit të Kosovës

monstra

Rasti “Monstra”, Raufi: Drejtësinë do ta kërkojmë në Strazburg

KAFE

Në cilin vend radhitet Maqedonia për nga konsumimi i kafesë

INFO

NA NDIQ