Mexhiti i reagon Ahmetit dhe i thotë: Ke filluar ta ndjesh humbjen

INA
INA

19/03/2024

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë nënshkrimi të marrëveshjes për koalicion me liderin e Lëvizjes Popullit, Skender Rexhepi është pyetur edhe për liderin e Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti.

Ahmeti i pyetur se a ka mundësi që Izet Mexhiti të kthehet në BDI, ahmeti është përgjigjur:“Tani nuk e ftoj Izetin të zhburrërohet”.

Por ndaj kësaj deklarate të Ahmetit, ka reaguar Mexhiti i cili thotë se këto deklarata vijnë ngaqë i pari i integristëve, ka filluar ta “ndjejë vetë i pari humbjen”.

“Sa më shumë afrohet humbja, aq më shumë do ta shihni duke sharë. E njoh mirë, ai e ndjen vetë i pari humbjen. Tash e dhjetë vite populli nuk voton për të, por në pushtet ka mbetur duke përçarë opozitën. E tash që opozita u bashkua për fitore të sigurtë, në Koalicionin VLEN, atij i mbetet veç të shajë e të qajë.

P.s. kalo mirë me burrat e mëdhenj që i ke përreth”, shkroi Mexhitit.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

mesuesi

Vdiq pishtari i arsimit, mësuesi nga Sllupçani, Qemal Iseni

arberesha kryeziu

Deputetja e VV-së, Hyseni: Bujar Osmani përfaqësues i “Ballkanit të Hapur”, Arben Taravari i rreshtuar përkrah Kosovës

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Mjekët specialistë privatë në RMV nga sot në grevë të përgjithshme

shkupi

Turistët nga Turqia dominojnë për turizëm në Maqedoninë e Veriut

Mickoski vmro platforma

Mickoski: Kohët kur Reçica mund të shantazhonte dhe të diktonte kushte kanë ikur

hotel mijallkov oher

Kompania e Mijallkovit filloi me ndërtimin e një hoteli luksoz në Ohër, reagon “02 Iniciativa”

Moti_26-780x470-1

Ky është parashikimi i motit për sot

izet mexhiti tubim ode

Izet Mexhiti në odën e burrave në Koliçan

arben taravari shpetim pollozhani

Pollozhani: Ja pse u takuam me Taravarin në Kumanovën legjendare

INFO

NA NDIQ