Izet Mexhiti: MO dhe UÇK-ja sjelli shumë komuna shqiptare

0

Gjatë takimit me banorët e Shishovës, kandidati dhe bartësi i listës së BDI në zonën e I-rë zgjedhore, Izet Mexhiti para tyre ka shpalosur edhe arsyen se pse kandidon dhe se ekipi i tyre që është në listë do të bëj më të mirën e mundshme në mandatin e ardhshëm, raporton Zhurnal.

“Të nis decentralizimi dhe të shkojmë në fazën e tretë sepse duam me fjalë të tjera që jo vetëm 3 ose 4 % nga tatimet tuaja që i paguani ju si qytetarë të ndalen në komunë dhe 90 % të shkojë në Qendër”, kështu ka theksuar në fillim të takimit me qytetarët Mexhiti duke shtuar se do të vazhdojnë që të merren me decentralizimin që të fuqizohen komunat shqiptare.

“Përfaqësojnë opozitën dhe kur të piqen në të ardhmen mund t’ua japim mundësinë të na përfaqësojnë, unë në parlament shkoj për një arsye kam ngat vetes 3 mandate si kryetar komune, njoh mirë decentralizimin një ndër shtyllat kryesore që doli nga MO dhe UCK dhe ne jemi ata që bëmë komunat tona shqiptare që duam të faktorizojmë shqiptarët edhe në Butel dhe komunat simbolike pa buxhet e administratë dhe pamundësi të ndihmojnë qytetarët ne arritëm që në qeveri të kalojmë dy fazat e decentralizimit fiskal dhe tashmë janë në ndihmë të qytetarëve dhe tashmë flasim për projekte edhe më të mëdha si shkolla e spitale”, vlerëson mes tjerave Mexhiti.

Ai ka shtuar se në të ardhmen komunat shqiptare do të jenë më të fuqishme me decentralizimin fiskal i cili ka mbetur në realizim në fazën e tretë duke dhënë premtim që ai personalisht do të angazhohet në këtë drejtim.