Izet Mexhiti: SHBA, aleate e fuqishme dhe simbol frymëzimi për popullin tonë

Picture of INA
INA

04/07/2025

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, z. Izet Mexhiti, ka uruar popullin amerikan, duke theksuar rolin jetik të SHBA-së në mbrojtjen e vlerave demokratike dhe përkrahjen ndaj vendeve dhe popujve liridashës.

“Amerika ka qenë gjithmonë për ne një simbol i shpresës dhe lirisë, një qytet i ndritshëm mbi kodër që ka frymëzuar lëvizjet çlirimtare anembanë globit”, ka deklaruar Mexhiti.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara mbeten një partnere e pazëvendësueshme për vendin tonë dhe një faktor kyç për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin demokratik në rajon.

Në këtë ditë të veçantë, Mexhiti ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Maqedonisë së Veriut dhe shqiptarëve, duke e cilësuar marrëdhënien dypalëshe si një partneritet të fortë që i lidh popujt tanë.

“Gëzuar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë, Amerikë!”, përmbyll urimin e tij zëvendëskryeministri. (INA)

TË FUNDIT

Shqiptarja që i bëri të gjithë zviceranët të festojnë! Ja arsyeja

Anketa e UBO-s: VLEN në epërsi bindëse ndaj Frontit Evropian në Çair (foto)

Presidentja Osmani pas takimit në OKB: SHBA riafirmon përkushtimin për anëtarësimin e Kosovës në OKB

Deklarata nga Trump dhe Osmani, Bytyçi tregon momentin kur Serbia synonte ta sulmonte Kosovën

Në pritje të bashkëatdhetarëve tanë, ja si është sot gjendja nëpër kufij (LIVE)

Gjesti: Jam i martuar, por…

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË