Izet Mexhiti: “Revolucionin arsimor” në Çair – 40 milionë euro për dije, zhvillim dhe të ardhme!

Picture of INA
INA

08/10/2025

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka prezantuar sot shtyllën e dytë të programit të tij zgjedhor – arsimin, si bazë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe përparimit të komunës.

“Vizioni ynë është i qartë dhe i pakompromis: të krijojmë një komunë ku çdo fëmijë do të ketë qasje në arsim cilësor, në shkolla moderne dhe të sigurta, ku do të mund t’i zhvillojë talentet dhe të realizojë plotësisht potencialin e tij. Për këtë qëllim, kemi paraparë projekte konkrete, të realizueshme dhe financiarisht të siguruara.”, theksoi Mexhiti në fjalën e tij para qytetarëve, mësimdhënësve dhe mediave.

Ai prezantoi një sërë projektesh konkrete, të realizueshme dhe financiarisht të siguruara, të cilat do të transformojnë tërësisht sistemin arsimor në Çair, edhe atë:

Investime në arsimin parashkollor dhe fillor:
– Ndërtimi i tre çerdheve të reja: “Fjollëza”, “Vesëza” dhe një çerdhe e përbashkët me Komunën e Karposhit për fëmijët e Çairit.
– Shkollë e re fillore “Victory” në Teneqe Mahallë për 1300 nxënës.
– Shkollë e re për fëmijët me nevoja të veçanta “Idnina” dhe ndërtimi paralel i shkollës “Mit’hat Frashëri”.
– Zgjerimi i kapaciteteve në shkollat “Hasan Prishtina” dhe “Ismail Qemali”.
– Sallë sportive moderne për nxënësit e SHFK “Jashar Bej Shkupi”.

Modernizim dhe siguri në çdo shkollë:
– Zbatimi i mësimit në një ndërrim dhe mësimit tërë ditor.
– Rikonstruim i plotë i oborreve, rrethojave dhe sallave sportive.
– Qasje për nxënësit me aftësi të kufizuara përmes rampave dhe ashensorëve.
– Fasada energjetike efikase dhe pajisje moderne informatike në çdo klasë.

Investim në nxënës dhe mësimdhënës:
– Bursa për nxënës të talentuar dhe shpërblime për mësimdhënësit e dalluar.
– Pajisje shkollore falas për çdo nxënës të klasës së parë.
– Trajnime falas IT dhe organizim të ligave shkollore sportive.

Në fund të fjalimit, Mexhiti theksoi projektin më madhor arsimor për Çairin, ndërtimin e kampusit universitar “Nënë Tereza”, një investim kapital prej 40 milionë eurosh me mbështetje të Qeverisë.

“Dhe për në fund, projekti që e transformon Çairin në një qendër akademike rajonale.
Me mbështetje nga Qeveria, fillon ndërtimi i kampusit universitar “Nënë Terezë”-një investim kapital prej 40 milionë eurosh. Ky nuk është vetëm një objekt, kjo është dije, zhvillim, vende të reja pune dhe prestigj për komunën tonë”, u shpreh ai.

Në përmbyllje të prezantimit, Mexhiti theksoi se plani arsimor i VLEN-it nuk përbën një listë dëshirash, por një program konkret, të realizueshëm dhe financiarisht të siguruar. Ai vlerësoi se investimi në arsim është investimi më i sigurt në të ardhmen e fëmijëve dhe të komunës së Çairit, duke theksuar se përmes këtij programi nuk ndërtohen vetëm objekte fizike, por ndërtohet e ardhmja, dije dhe mundësi të reja për çdo fëmijë e familje në komunë.

TË FUNDIT

Serbia bllokoi mjetet financiare të Kosovës për shqiptarët e Luginës – kërkohet reagim urgjent i BE-së

Shqipëria në vazon e dytë në play-off nuk është e pamundur, ja çfarë rezultatesh u duhen kuqezinjve

Ndryshe nga Shqipëria, Kosova ka edhe një shans për të shkuar direkt në Botëror

Xhaka uron Kosovën për arritjen e Play-Off-it: Kosova ka bërë mrekullinë në këto eliminatore

Për herë të parë një grua me mbulesë në Big Brother VIP Kosova, për të po përgatitet edhe një…

Xhensila Myrtezaj u bën “diss” ish-partnereve të Ledrit

ME TE LEXUARA

1

Për herë të parë një grua me mbulesë në Big Brother VIP Kosova, për të po përgatitet edhe një...

LEXO MË SHUMË